Pas disa ditësh ceremonish mortore për ish-liderin iranian Ali Khamenei, në varrim nuk morën pjesë djali dhe pasardhësi i tij 10/07 08:33
Një alarm për cunami është lëshuar pasi një tërmet me fuqi 7.9 ballë është regjistruar pranë brigjeve të Alaskës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shërbimi Kombëtar Amerikan i Motit tha se alarmi për cunami ishte i vlefshëm edhe për zona si Kalifornia dhe brigjet e Kolumbias britanike.
Sipas zyrtarëve, ekziston një kërcënim i jashtëzakonshëm për jetën e njerëzve apo pronat. Njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë në nivelet më të larta të mundshme në zonat e prekura.
Qendra e paralajmërimit nga cunamet në paqësor, tha se bazuar në parametrat paraprake të tërmetit, kanë të mundshme dallgë të rrezikshme cunami.
Top Channel