E enjte, 25 Janar 2018
14:19
Balla: Basha proteston më 27 janar për paratë e pallatit të vjehrrit

Menjëherë pas kreut të PD-së, fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

13:52
Zyrtare, Galaxy S9 del më 25 shkurt

Samsung Galaxy S9 do të dalë më 25 shkurt. Kompania koreano-jugore ka dërguar ftesat për eventin, të quajtur Unpacked, që do të mbahet në Barcelonë pikërisht muajin e ardhshëm.

13:43
Veliaj: Pagesa për të rinjtë që bëjnë praktikën e punës në Bashki

Të gjithë ata që do të kryejnë praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës do të marrin edhe një pagesë.

13:10
Shqipëria mund Becchettin. Çështja e HEC-it të Kalivaçit u gjykua në Arbitrazh

Shqipëria fiton në abitrazhin ndërkombëtar kundër Hydro SRL, me aksioner Francesco Becchettin për çështjen e koncesionit të hidrocentralit të Kalivaçit.

12:16
Mumja e Bazelit, paraardhëse e ministrit anglez

Shkencëtarët e qytetit zviceran të Bazelit kanë zgjidhur misterin dhjetëravjeçar të mumjes së një gruaje, të gjetur atje në vitin 1975, për të cilën thonë se është paraardhëse e hershme e ministrit aktual britanik të Çështjeve të Jashtme, Boris Johnson.

12:10
Basha nga Kuvendi: Alternativa e të keqes, njerëzit të bëhen bashkë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve për protestën e të shtunës. Nga foltorja e Kuvendit ai tha: “Duhet të ngriheni e të reagoni sot”.

11:51
Librazhd, 54-vjeçari vritet me sëpatë. Arrestohet autori

Policia e Librazhdit ka arrestuar autorin e vrasjes së 50-vjeçarit në fshatin Zdrajç.

11:40
Sportistët me doping? Qerimaj: Nuk kemi mjekë të na kontrollojë

Ai ka arritur t’i rrëmbejë Botërorit medaljen e bronzit. Erkand Qerimaj tashmë renditet i treti në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, pas tërheqjes së rumunit Dumitru Kaptari, i cili rezultoi pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara.

11:22
Rama-Tsipras, diskutohet partneriteti strategjik

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Alekis Tsipras në Davos.

10:48
Historike për Oxford, për herë të parë më shumë femra

Universiteti i Oxfordit për herë të parë në historinë e tij më shumë se 1 mijë vjecare, ka pranuar më shumë femra se sa meshkuj.

10:28
Italianët “rrëmbejnë” Nezar Seitin; Ministria e Drejtësisë lejon ekstradimin. Ia heq Krimeve të Rënda

Për surprizën e të gjithëve, Ministria e Drejtësisë ka lejuar sot ekstradimin drejt Italisë të atij që njihet si financier i Habilajve, Nezar Seiti, ndërkohë që për të kishte një masë ndalimi për llogari të Krimeve të Rënda. Me dërgimin në Itali të Nezar Seitit lindi një pikëpyetje e madhe se çfarë interesi mund të kenë tani italianët për të bashkëpunuar me drejtësinë shqiptare për çështjen Habilaj-Tahiri.

10:13
Vidhnin bateri dhe kasetofona, arrestohet njëri prej hajdutëve

Gjashtë automjete kanë rënë pre e vjedhjeve të 34-vjeçarit Flogert Hasa, i cili tashmë është arrestuar në flagrancë.

10:06
Dita zero për Cape Town, nuk do të ketë më ujë

Në Cape Town, të Afrikës së Jugut, e quajnë Dita Zero…ditën kur nga rubinetat nuk do të dalë më ujë. Pak ditë më parë, zyrtarët e qytetit thanë se kjo ditë do të jetë 22 prilli.

09:52
Varësia ndaj “smartphone”-t, njësoj si ndaj duhanit

Të lësh “smartphone”-n sot është bërë po aq e vështirë sa të lësh duhanin. Shumë përpara “iPhone”-ve, ishte cigarja mikja më e mirë e duarve nervoze. E përpara “Facebook”-ut, ka qenë duhani ai që premtonte t’i jepte ngjyrë jetës sociale të individit.

09:46
E frikshme, makina në kundravajtje në autostrade (VIDEO)

Ndodh edhe kështu në Shqipëri. Një mjet shihet të ecë në kah të kundërt në autostradë, duke u bërë një burim i mundshëm aksidenti.

09:33
Përndiqte bashkëjetuesen, ndalohet 23-vjeçari

Edhe pse bashkëjetonin, duket se një i ri nga Delvina i është kthyer në makth të dashurës së tij.

09:24
Dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve, ndalohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lushnjes pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

09:04
Vorë, treni përplas 18-vjeçaren

Një aksident ka ndodhur rreth orës 08.00 në Vorë ku treni ka përplasur një 18-vjeçare. Sipas informacionit paraprak, vajza është në gjendje të rëndë në spital.

08:54
Franca në alarm për përmbytjet

Që mëngjesin e të martës agjencia kombëtare e motit për Francën vendosi 30 departamente në alarm për shkak të përmbytjeve.

08:52
Ndërhyrja ruse, Trump: Më hetoni!

Donald Trump u shpreh i gatshëm të intervistohet nga prokurori i posaçëm, Robert Mueller, që po heton ndërhyrjen e supozuar ruse në presidencialet e vitit 2016.

08:36
Aksident hekurudhor në Milano, 3 të vdekur, 5 në gjendje kritike

Një aksident tragjik hekurudhor në Milano u ka kushtuar jetën 3 grave, 5 janë të plagosurit në gjendje kritike për jetën dhe 41 persona të tjerë kanë lëndime më të lehta.

08:15
Seanca parlamentare nis me betimin e dy deputetëve të rinj

Seanca plenare ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

03:05
Abuzoi seksualisht me gjimnastet, 175 vjet burg për mjekun

Ish mjeku i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës, Larry Nassar u dënua me deri në 175 vite burg, pasi pranoi fajësinë për abuzime seksuale me gjimnastet, disa të moshës 10 vjeç.

00:02
Negociatat me Greqinë, Shkupi ndryshon emrin e aeroportit

Pas një takimi 3 orësh në Davos të Zvicrës, në kuadrin e Forumit Ekonomik mes kryeministrave të Greqisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë për sa i përket emërtimit të fqinjit verior të Greqisë, Tsipras dhe Zaev kanë rënë dakord të intensifikojnë negociatat e përbashkëta nën mbikëqyrjen e OKB-së.

E mërkurë, 24 Janar 2018
23:49
Forumi i Davosit, apel kundër proteksionizmit

Dita e dytë e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit nisi me fjalimin e presidentit brazilian Michel Temer, i cili njoftoi se ekonomia më e madhe e Amerikës Latine ishte drejt rimëkëmbjes.

23:41
Haradinaj për Specialen: Nuk i japim llogari ambasadorëve

Qeveria i jep llogari parlamentit dhe jo ambasadorëve. Kështu u shpreh kryeministri kosovar Ramush Haradinaj për gazetarët në Prishtinë, pas reagimeve të shumta të diplomatëve të huaj, lidhur me nismën për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Speciale.

23:33
Leganes turpëron Realin në ‘Santiago Bernabeu’

Momenti negativ i Realit të Madridit vijon ende, teksa sot ka arritur kulmin me eliminimin nga Kupa e Mbretit.

23:14
Arsenali eliminon Chelsean dhe shkon në finale

Chelsea i ka dhënë lamtumirën edhe Carabao Cup, duke u mposhtur në ‘Emirates Stadium’ nga Arsenali, me rezultatin 2-1.

22:48
Seria A, Roma ka harruar si fitohet

Në ndeshjen e prapambetur të javës së 12 të Serisë A, Roma nuk ka shkuar dot më shumë sesa barazimi 1-1 në transfertë me Sampdorian.

21:14
Integrimi, Rama: Serbia para nesh

Në një intervistë dhënë për mediat serbe, Kryeministri Edi Rama tha se Serbia është përpara Shqipërisë sa i takon procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

21:04
Nxënësit helmohen me karamele, AKU: Janë brenda parametrave për konsumim

Fiks Fare i rikthehet sonte temës së sigurisë ushqimore, ku denoncon sesi produktet ushqimore që shiten jashtë oborreve të shkollave, janë jashtë standardeve.

20:50
Seria A, Lazio e vetme në vendin e tretë

Në ndeshjen e prapambetur të javës së 12 të Serisë A, Lazio ka mundur Udinesen me rezultatin 3-0 dhe qëndron e vetme tashmë në vendin e tretë të renditjes.

19:56
Vrasësi i Suelës; Prokurorisë iu deshën dy vjet për të kuptuar provat

Dy burra, njëri pronar mobilerie dhe tjetri krahu më i besuar i tij akuzohen si vrasësit e Suela Sulës, por Prokuroria është ende e paqartë se përse bashkëshorti i viktimës dhe një punonjës i tij bashkëpunuan për vrasjen e nënës së tre fëmijëve.

19:45
Koncesioni për sigurinë ushqimore, Peleshi për Top Channel: Nuk kam dijeni

Top Channel raportoi në edicionin e orës 15:00 të kësaj të mërkure për ekzistencën e një propozimi për dhënien me koncesion të sigurisë ushqimore.

19:34
Skemë mashtrimi me TVSH, pranga 6 biznesmenëve, 5 të tjerë në kërkim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për 11 biznesmenë, të dyshuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

19:08
Denoncimi i Fiks Fare: Helmimi i nxenesve me ushqimet që shiten jashtë shkollës

Fiks Fare i rikthehet sonte temës së sigurisë ushqimore, ku denoncon sesi produktet ushqimore që shiten jashtë oborreve të shkollave, janë jashtë standardeve.

18:56
Emri i Maqedonisë, Zaev-Tsipras takohen në Davos të Zvicrës

Në Davos të Zvicrës vazhdon për më shumë se 3 orë takimi i shumëpritur midis kryeministrave Tsipras dhe Zaev për çështjen e emrit.

18:39
Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Vjedhje e re e Qeverisë

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se vendimi për aeroportet e reja është një vjedhje e re e Qeverisë.

18:19
Policia, konkurs për gradën; testi me 100 pyetje, shpallen pesë fituesit

Pesë nga funksionarët e policisë që ishin pranuar konkursin për gradën “Drejtues i parë ” braktisën provimin për arsye të paqarta.

17:48
Deportohen 51 shtetas, 35 të tjerë u refuzohet hyrja në Shengen

51 shtetas shqiptarë janë deportuar në 24 orët e fundit nga Policia Kufitare dhe 35 të tjera u është refuzuar kalimi i kufirit për në zonën Shengen pasi nuk plotësonin kriteret e kërkuara.

17:40
PD akuzon Ramën: Liroi Durim Keçin, një nga peshqit e mëdhenj të krimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj denoncoi, sipas tij, lirimin nga burgu të Durim Keçit, që thotë se është një nga peshqit e mëdhenj të krimit, mik i Edi Ramës dhe Blendi Klosit.

17:20
Rama në Davos, takohet me homologun belg

Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku po merr pjesë, Kryeministri Rama u takua me homologun e tij belg, Charles Michel.

15:25
Gjiknuri: Veç Vlorës, aeroport turistik në Sarandë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se aeroporti i Vlorës nuk do të jetë i vetmi, teksa ka edhe të tjerë që janë në studim, si ai i Kukësit, apo aeroporti turistik i Sarandës.

15:22
Diaspora, takohen në Ohër ministrat e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë

Ministrat e Diasporës së Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, Pandeli Majko, Edmond Ademi dhe Dardan Gashi zhvilluan një takim tripalësh në Ohër.

15:15
Pustec, mbeturinat përfundojnë në liqenin e Prespës

Në fshatrat e bashkisë së Pustecit jetojnë 5200 banorë te minoritetit maqedonas. Buxheti prej pak më shumë se 4 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve vitin e kaluar, sipas bashkisë ishte i pamjaftueshëm.

15:12
Siguria ushqimore me koncesion? Propozimi vë në siklet ministrin e Bujqësisë

Në tryezën e qeverisë po qëndron një propozim për një koncesion për sigurinë ushqimore. Propozimi për këtë koncesion ka ardhur nga një grup industrialistësh vendas, që kanë përgatitur një raport të plotë për sigurinë ushqimore.

15:12
Ankesat e biznesit: Vonesa në rimbursimin e TVSH

Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë iu ankuan drejtores së Përgjithshme të Tatimeve Vasilika Vjero se procesi i rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nuk kryhet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Sipas tyre nga vonesa në të gjitha hallkat.

15:10
Humbjet e OSHEE, Çela: Do i kërkojmë BB ndryshime

Banka Botërore raportoi pak ditë më parë se OSHEE nuk ka përmbushur objektivin për uljen e nivelit të humbjeve në rrjet sipas programit të rimëkëmbjes energjetike të dakordësuar me qeverinë shqiptare.

15:02
Paditet Rezart Taçi, nuk pagoi 8 milionë euro taksa

Duket se problemet me drejtësinë të ish manjatit shqiptar të naftës, Rezart Taçi nuk kanë të përfunduar.

14:48
Me pistoletë te Pediatria, policia shoqëron 3 persona

Tre prindër fëmijësh të cilët ishin në radhë për të vizituar të vegjëlit te pediatria janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

14:42
Konkursi për gradat, tërhiqen pesë funksionarë nga gara

Pesë nga funksionarët e policisë që ishin pranuar konkursin për gradën “Drejtues i parë” braktisën provimin për arsye të paqarta.

14:36
Sejko: Korrupsioni pengon ekonominë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se rritja ekonomike në Shqipëri dhe vendet e rajonit frenohet nga klima e rënduar e biznesit.

14:33
Qeveria miraton p/ligjin për aeroportin e Vlorës

Një ditë pasi Top Channel njoftoi se Qeveria po bëhej gati të kalonte me ngut ligjin për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, Këshilli i Ministrave e miratoi atë.

14:13
Basha në Shkodër: Në 27 Janar të mundim mallkimin, se Shqipëria nuk bëhet

Kreu i Partisë Demokratike është ndalur në qytetin e Shkodrës, ku është takuar me mbështetës të partisë së tij.

13:52
Armand Duka: Kundërshtarët të fortë, Shqipëria edhe më e fortë

Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur me nota optimizmi për shortin e Ligës së Kombeve, duke shprehur qartë synimin që kombëtarja do të marrë vendin e parë në grup.

13:36
Hysaj e Mavraj: Shorti, mundësi për Europianin

Goglat e shortit të hedhur në Lozanë të Zvicrës për Ligën e Kombeve e vunë Shqipërinë në të njëjtin grup me Izraelin dhe Skocinë, në grupin e parë të divizionit C, i vetmi me 3 skuadra.

13:25
Panucci: Short i mirë, synojmë vendin e parë në grup

Shorti i Ligës së Kombeve duket se e ka kënaqur trajnerin Christian Panucci, që beson se mundësitë e kualifikimit janë të mëdha dhe Shqipëria do të arrijë të sigurojë vendin e parë në grup.

13:18
Athinë, sekuestrohen 105 kg hashash, 4 shqiptarë në pranga

Policia greke sekuestroi 105 kg hashash mëngjesin e së mërkurës në Athinë. Në pranga gjatë operacionin ranë 4 shqiptare dhe 4 grekë.

13:13
De Biasi: Shkruajini të gjithë Federatës, të bëhem trajner i Italisë

Prej kohësh është përfolur si një prej kandidatëve për trajner i kombëtares së Italisë dhe ai ende beson se mund të fitojë atë pozicion. Gianni di Biasi i ftuar në studion e Supersport, në momentin që hidhej shorti i Ligës së Kombeve ka deklaruar se shanset janë ende për të, ndoshta edhe me ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

12:53
Liga e Kombeve, Gjermani-Francë; Spanjë-Angli

Divizioni A i Ligës së Kombeve që përbëhet nga 4 grupe me nga 3 skuadra, e në të bëjnë pjesë kombëtaret më të mira europiane.

12:49
Padia e Ginës për Arta Markun do shqyrtohet nga Prokuroria e Durrësit

Kallëzimi i Dritan Ginës për shpërdorim detyre ndaj kryeprokurores Arta Marku do të shqyrtohet nga Prokuroria e Durrësit.

12:48
Liga e Kombeve, Rusia përballet me Turqinë në Divizionin B

Shorteu i hedhur mesditën e së mërkurës në Divizionin B, ku të gjitha grupet përbëhen nga 3 skuadra, shorti ka vënë përballë Rusinë me Turqinë.

12:45
Marrin peng 24-vjeçarin për borxhin, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kishin marrë peng një 24-vjeçar i cili u kishte borxh.

12:35
Ish presidenti Moisiu mbjell 110 selvi: Kontribut për fëmijët dhe nipërit tanë

70 vjet më parë mori pjesë në krijimin e atij që njihet si Parku i Madh i Liqenit të Tiranës, ndërsa sot, po aq energjik e i palodhur, në moshën 89-vjeçare, po jep një dorë edhe për Pyllin Orbital, ‘murin’ e gjelbër të pemëve, paja që brezi i sotëm po ua lë kryeqytetasve të nesërm.

12:28
Liga e Kombeve, Shqipëria ndeshet sërish me Izraelin

Shorteu i hedhur mesditën e së mërkurës përcaktoi Shqipërinë si pjesë e Grupit 1, në Divizionin C. Grupi ku bën pjesë Shqipëria është me 3 skuadra.

12:18
Liga e Kombeve, Kosova në Grupin D3

Në shortin e kësaj të mërkure, në Lozanë të Zvicrës, Kosova do të bëjë pjesë në divizionin D, në bazë të rezultateve të fundit.

12:10
Vijon “telenovela” De Vrij-Tare, mungon firma e futbollistit

Rinovimi i Stefan De Vrij me Lazion është ende pezull, pavarësisht bindjes së Igli Tare që konfirmonte ditë më parë se firma e futbollistit do të vijë së shpejti.

12:10
Jo vetëm bamirësi, gazetarja zbulon skandalin seksual

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Grave dhe të Drejtave të Barabarta në Britani, Maria Miller kërkoi forcimin e aktit të barazive pas skandalit të mbrëmjes së bamirësisë të klubit të presidentëve, ku pranoheshin vetëm meshkuj e merrnin pjesë figura të larta të biznesit e politikës, e ku kamarieret ngacmoheshin hapur nga të ftuarit.

11:41
E dhunonte të shoqen dhe e kërcënonte mos të tregonte, arrestohet

Vetëm 24 vjeçe dhe ka tentuar edhe t’i japë fund jetës për shkak të dhunës së vazhdueshme që ushtronte ndaj saj bashkëshorti 9 vjet më i madh.

11:29
Masat shtesë për sigurinë, Qato: Duhen kamera të cilësisë së lartë

Policia e Shtetit ka krijuar dy grupe pune për të riparë ligin për masat shtesë për sigurinë publike.

11:08
Ish-veterania e luftës, sërish nënë në moshën 50-vjeçare

Senatorja amerikane dhe veteranja e luftës në Irak, Tammy Duckworth, ka njoftuar se po pret të bëhet nënë për të dytën herë, pak pasi ajo të mbushë të 50-tat në muajin prill.

10:53
BE heq Panamanë nga lista e zezë

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian kanë hequr tetë vende nga lista e zezë e atyre që konsiderohen si parajsa fiskale, përfshirë këtu edhe të shumë kritikuarën Panama.

10:48
E ardhmja e Ballkanit, Meta: Nevojë për një treg të përbashkët energjetik

Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë konferencës rajonale për ekonominë me temë ‘E ardhmja e Ballkanit’, ka theksuar se nevojën e krijimit të një tregu të përbashkët energjetik.

10:48
Shpërthim në Gjirokastër, lëndohet 34-vjeçari dhe i biri

Një shpërthim tritoli tronditi në mesnatë lagjen Dunavat i dytë në Gjirokastër. Si pasojë e shpërthimit mori plagë të lehta një fëmijë i mitur dhe i ati 34-vjeçar.

10:39
Sulmohet xhamia, 27 viktima në Bengazi

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në dy sulme me autobomba në afërsi të një xhamie në qytetin libian të Bengazit.

10:36
Tregtia e armëve, debat në Gjermani për eksportet në Turqi

Politikanë gjermanë kanë reaguar ashpër ndaj njoftimeve se, në betejën e Ankarasë kundër kurdëve në veri të Sirisë po përdoren tanke të prodhuara në Gjermani.

10:23
Marc Bartra, objektivi i ri i Juves

Juventus ka nevojë për një mbrojtës, e duket se ka gjetur edhe objektivin e saj të ri.

09:52
Elita globale zbarkon në Davos, demonstrata kundër Trumpit

Elitat globale kanë zbarkuar në Davos të Zvicrës me besim të shtuar. Rritja ekonomike e vënë re anembanë botës u ka dhënë krahë krerëve të biznesit, përballë shqetësimeve që nisin nga ngërçet gjeopolitike, sulmet në rrafshin kibernetik, zhvillimet e lidhura me ndryshimin e klimës dhe ato që “The Guardian” i cilëson “katastrofat me potencial destabilizues”, që përbëjnë epokën e Donald Trumpit.

09:25
Eksploziv makinës në Vlorë

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një makinë në qytetin e Vlorës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.10 të natës në lagjen “10 Korriku” të qytetit.

08:50
Kapen 1,6 ton drogë në gomone, autorët ia dalin të largohen

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, Guardia di Finanza sekuestruan një gomone rreth 8 m të gjatë, e cila ndiqej prej disa diteëh pasi fshihej në zonën e Karaburunit.

08:47
WhatsApp, tani i bllokoni njoftimet që nuk dëshironi

WhatsApp të jep mundësinë të organizosh njoftimet për nga rëndësia, dhe bllokon ato që nuk doni t’i shihni.

08:38
Afganistan, sulmohet “Save the Children”. Dy të vdekur, 12 të plagosur

Zyrat e Agjencisë ndërkombëtare të Ndihmës, “Save the Children”, në Afganistan u mësynë këtë të mërkurë nga persona të armatosur, që përdorën bomba e hapën zjarr gjatë sulmit mbi kompleksin e ndodhur në Xhalalabad.

08:31
Rama prezanton projektin për Terminalin Lindor të Tiranës

Kryeministri Edi Rama në urimin e tij të përditshëm të mëngjesit këtë të mërkurë ka treguar një tjetër projekt në kryeqytet. Dhe bëhet fjalë për Terminalin Lindor të Tiranës në Farkë.

E martë, 23 Janar 2018
23:21
‘Vdekja e Stalinit’ nuk i bën për të qeshur rusët

Komedia britanike ‘The death of Stalin’ (vdekja e Stalinit), nuk i bën për të qeshur rusët. Pas një ekranizimi të rezervuar për personalitete të larta, të cilët, sipas BBC-së, nuk e pëlqyen satirën e regjisorit Armando Iannucci, autoritetet vendosen të ndalonin shfaqjen e komedisë në kinematë e vendit.

22:49
City i Guardiolës, në finalen e Kupës së Ligës. Eliminohet surpriza Bristol

Manchester City pret biletën për në finalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi mposhti në një përballje spektakolare sidomos në minutat e fundit, edhe në takimin e dytë rivalët e Bristol Cityt, që militojnë një kategori më poshtë (Championship).

22:21
Gjirokastër, vetëplagoset me armën e shërbimit efektivi i policisë

Një efektiv policie është vetëplagosur me armën e tij të shërbimit, rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kësaj të marte në banesën e tij.

20:40
“Fiks Fare”, gafa e gjyqtarit: Jep dy herë “gabim” të njëjtin vendim

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës sorollatjet 8-mujore të një qytetareje, pas disa gafave të njëpasnjëshme të Gjykatës së Korçës.

20:25
SHBA, dy të vdekur dhe 17 të plagosur nga të shtënat në shkollë

Një 15-vjeçar ka hapur zjarr në një gjimnaz në perëndim të Kentuckyt këtë të martë, duke lënë të vdekur dy shokë klase dhe duke plagosur mbi një duzinë tjetër, përpara sesa të arrestohej.

19:46
“Varret e grekëve”, gërmimet në Sajmolë për të rënët në luftë

Në luginën e Sajmolës në Tepelenë vijon gërmimi. Burime konfidenciale flasin për rreth 5 skelete të gjetur dhe 2 të identifikuar.

19:44
Fondet e BE për bujqësinë; IPARD financojnë deri në 60 për qind të investimit

Fermerët, apo agro-përpunuesit të cilët duan të bëjnë një investim në bujqësi, apo zhvillimin rural, që nga muaji prill do të mund të përfitojne grante në bazë të programit IPARD.

19:40
Homazhe për Arielën, psikologët ngrenë alarmin: Dhuna si model për të rinjtë

Studentët e vitit të tretë, por edhe të viteve të tjera të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, përfshirë edhe pedagogë marshuan nga fakulteti i drejtësisë drejt atij të Mjekësisë, ku 21-vjeçarja Ariela Murati u vra të dielën me armë zjarri nga Aldison Belulaj.

19:37
Balilët padisin policinë, gjykata pezullon urdhrin e Çakos

Vëllezërit e Klement Balilit kanë paditur Policinë e Shtetit në Gjykaten Administrative për katër urdhrat e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e e tyre të ruajtjes fizike.

18:41
Akuzat ndaj Lu, Ambasadori: Mos fajësoni SHBA e BE, punoni!

Ditët e fundit Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ambasadorit Donald Lu, janë akuzuar për qëndrime të dyfishta përsa u përket hapave në reformën në drejtësi.

17:31
Hetimi për ndërhyrjen ruse, merret në pyetje edhe kryeprokurori

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions u mor në pyetje për disa orë gjatë javës së shkuar nga zyra e prokurorit special, në kuadër të hetimit për përfshirjen ruse në zgjedhje dhe për të zbuluar nëse presidenti ka penguar drejtësinë që kur ka marrë detyrën.

17:25
Gjyqi ndaj Shullazit, Prokuroria paraqet provat

Prokurorja Elisabeta Imeraj radhiti para gjykatës provat shkresore, të cilave u referohet për akuzat ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpandehurve me të.

15:36
Dopingu në peshëngritje, Qerimaj përfiton medaljen e bronzit

Nëse dopingu ka gjunjëzuar peshëngritjen shqiptare, me shkarkimin e gjithë aparatit drejtues, po nga doping peshëngritja shqiptare do të përfitojë medaljen e broznit në Botëror, me Erkand Qerimajn.

15:23
Konkursi për drejtor, 33 policë në garë për gradën “drejtues i parë”

Të mërkurën 33 efektivë të policisë së shtetit me gradën “drejtues” do të konkurojnë për të marrë gradën “drejtues i parë”.

15:22
Gjobëvënie ish të dashurës, e kërcënonte se do të publikonte foto intime

Gjobëvëniet mes ish-partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njeri-tjetrin me foto intime nuk janë të panjohura për gjykatën. Një rast i tillë po gjykohet te Krimet e Rënda, por i akuzuari mohon ta ketë kërcënuar ish-të dashurën.

15:17
Homazhe për Arielën, të rinjtë marshim në nderim të studentes

Studentët e vitit të tretë, por edhe të viteve të tjera të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, zhvilluan sot një marshim në nderim të 21-vjeçares Ariela Murati, që u vra të dielën me armë zjarri nga Aldison Belulaj.

15:16
Në burg, pas divorcit dhunonte ish bashkëshorten në sytë të fëmijëve

Dhuna ndaj grave, nuk është një fenomen vetëm brenda familjes, por vazhdon edhe pas ndarjes së çiftit.