E shtunë, 27 Janar 2018
13:12
Protesta e opozitës, Basha: Rama ik! Të krijohet qeveri antimafie

Protestuesit nga rrethet ende nuk kishin prekur Tiranën, kur në bulevardin nga ata do të marshonin drejt Kryeministrisë përmes instalacioneve, Partia Demokratike nisi të japë mesazhin se Shqipërinë po e mban larg Europës krimi i lidhur me qeverinë.

12:56
Kryemadhi: Rama është vetëm, të protestojmë në të gjithë Shqipërinë

Rama ka mbetur vetëm, është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e mbajtur në protestën e opozitës së bashkuar.

12:23
Sena përmbyt Parisin, lumi del mbi rrugët pranë tij

Shtëpitë dhe bizneset e ndodhura pranë brigjeve të Senës në Paris janë në alarm prej rritjes së nivelit të lumit të famshëm, që kërcënon të dalë nga shtrati.

12:16
Protesta e opozitës së bashkuar, zhvillimet minutë pas minute

Pas daljes së dy liderëve të opozitës nga selitë përkatëse të partive, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ka nisur protesta e opozitës së bashkuara para kryeministrisë.

12:14
Shefja e FMN-së, kundër Trump: Reformat e SHBA, efekte afatshkurtra

Presidenti amerikan, Donald Trump u kthye mbrëmjen e së premtes në Uashington, e gazetarëve që e prisnin atje u tha se pjesëmarrja e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ishte “një udhëtim shumë, shumë i sukesshëm”.

12:06
Nis protesa, Basha niset nga selia e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë fiks në orën 12.00 nga selia e partisë së tij, shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela dhe simpatizantë.

12:04
Haradinajt i refuzohet viza edhe nga britanikët, pas amerikanëve

Mediet në Kosovë thonë se, as Ambasada britanike nuk e ka pajisur deri tani me vizë kryeministrin Ramush Haradinaj, gjë që vë në pikëpyetje sipas tyre pjesëmarrjen e kreut të ekzekutivit në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, që organizohet në fund të shkurtit në Londër.

12:00
Kryemadhi: Protesta, shqiptarët janë këtu për të rrëzuar Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi niset nga selia e LSI-së për t’iu bashkuar kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në hyrje të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

11:44
Simbolet e protestës, fshesa për pastrimin e Shqipërisë nga krimi

Mes një seri simbolesh që po përdoren nga opozita në protestën e mesditës, shfaqen dhe të rinj që mbajnë disa banderola të mëdha me hartën e Shqipërisë, dhe me fshesa në duar.

11:41
Programi i protestës, Kryemadhi dhe Basha flasin të fundit

Sipas programit të opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ai i PD-së, Lulzim Basha do të flasin të fundit në protestën e kryesuar prej tyre.

11:11
Monaco befason Juventusin, i rrëmben talentin italian

Debutoi në ndeshjen e lamtumirës së Francesco Tottit dhe me golin ë shënuar ndaj verdhekuqve, Pietro Pellegri u bë lojtari më i ri që shënon në Seinë A, vetëm 16 vjeç.

11:01
Rama për Euractiv: Nëse shtyhen negociatat, humb gjithë rajoni

Nëse nuk do të çelen negociatat këtë vit për kryeministrin Rama nuk do të jetë humbje për Shqipërinë por për të gjithë rajonin.

10:59
Talebanët, tjetër sulm në Kabul: 63 të vdekur e 151 të plagosur

Vetëm një javë pas mësymjes së Hotelit Interkontinental, Kabuli është tronditur nga një tjetër sulm kamikaz, i cili ka marrë 63 jetë njerëzish e ka plagosur 151 të tjerë.

10:45
Gati për protestë, të rinjtë e PD-së me një instalacion kurore

Teksa njerëzit kanë nisur të grumbullohen për protesën e mesditës, disa të rinj të PD-së kanë përdorur një instalacion si kurorë mbretërore.

10:38
Bulevardi i ri, hapet pas pak ditësh segmenti tjetër

Për pak ditë hapet segmenti tjetër i Bulevardit të ri në kryeqytet dhe këto janë pamjet e fundit që vijnë.

09:11
Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i fenelinave, policia procedon 2 shtetas

Një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, për përdorim të paautorizuar të fenelinave të policisë, në mjetin e tij privat.

08:51
Opozita para Kryeministrisë, mblidhen protestuesit

Opozita nis mesditën e sotme protestën e paralajmëruar më herët, kundër qeverisë Rama dhe kapjes së saj nga krimi. Policia thotë se ora 16:00 është njoftuar si afati final i saj, ndërsa në gatishmëri do të jenë rreth 1500 forca.

08:39
Protestuesit nisen drejt Tiranës, makinat me targën ‘simbolike’

Protestuesit që po vijnë nga qytete të ndryshme në Tiranë, mbajnë me vete më automjetet e tyre targën simbol të narkotrafikut shtetëror AA 003 GB.

08:00
Presidencialet në Çeki, vijon votimi për balotazhin

Çekia hapi të premten në mëngjes qendrat e votimit për raundin final të zgjedhjeve presidenciale, pas raundit të parë, ku asnjë nga kandidatët nuk mori shumicën e kërkuar.

E premte, 26 Janar 2018
23:34
U akuzua për ngacmime, Clinton mbron ish këshilltarin

Në vitin 2008 Hillary Clinton mbrojti një zyrtar të lartë të fushatës zgjedhore, i akuzuar për ngacmime të vazhdueshme seksuale ndaj një punonjëseje të tij.

22:11
Verifikimi i ekstradimit të Nazerit. Prokuroria e Përgjithshme nuk e dinte për procedimin e Krimeve të Rënda

Prokuroria e Përgjithshme e përfundoi verifikimin e ekstradimit të Nazer Seitajt, nga ku doli në përfundim se, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë nuk ka patur asnjë informacion në lidhje me procedimin penal ndaj shtetasit Nazer Seitaj nga Prokuroria Për Krime të Rënda.

20:48
Fshati me mbi dy dekada pa ujë! Bashkia e Matit: Projekti gati, por s’ka fonde

Fshati Rremull në Burrel prej më shumë se 20-të vitesh vuan nga mungesa e ujit . Banorët e lagjes Samaj e kanë ngritur zërin, por Bashkia e Matit asnjëherë nuk i ka dhënë zgjidhje.

19:25
Gomonia me 885 kg marijuanë u nis nga Mali i Zi. Shqiptarët, 3 ditë nën mbikëqyrje

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas lajmit për kapjen e një gomoneje me 885 kg marijuanë në Foggia të Italisë.

18:59
Flamurtari fiton “in extremis” me Partizanin. Kukësi mposht Vllazninë

Gara për titullin kampion në Kategorinë Superiore u rihap pas rezultateve surprizë të javës së 17, e tani Skënderbeu është vetëm 6 pikë larg Flamurtarit, ndjekësi më i afërt.

18:22
Izraelitja Drita: Linda e jetova falë besës shqiptare

Në Shkup është promovuar këtë të premte libri i autores izraelite, Mimi Kamhi Ergas-Faraxhi me titull “Jeta ime nën pushtimin nazist”.

18:18
Aksioni i ujit, ndërpriten lidhjet e paligjshme në Paskuqan

Reforma kombëtare për ujin dhe prerjet e lidhjeve të paligjshme i ka dërguar specialistët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës në zonat periferike për disiplinimin e situatës.

18:01
Abramovich mendon shkarkimin e Conte-s, PSG gati të përfitojë

Humbja ndaj Arsenalit dhe eleminimi nga Carabao Cup nuk kërcënonte largimin e Antonio Contes nga Chelsea, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

17:16
Kapet në Foggia gomonia me 900 kg hashash dhe dy korrierët shqiptarë

Një gomone me rreth 900 kg marijuanë që po drejtohej drejt brigjeve të Garganos afër Foxhias në Itali, është kapur nga forcat e mbikëqyrjes ajrore italiane në bashkëpunim me agjencinë europiane “Frontex”.

15:14
“Luftë krimit të organizuar”; Projekt me rekomandimet e deputetëve europianë për Shqipërinë

Deputetët e Parlamentit europian dhe ata të Parlamentit shqiptar që janë anëtarë Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, do të mblidhen në Tiranë më 12 dhe 13 shkurt. Në përfundim të takimit do të miratojnë rekomandime, që reflektojnë shqetësimet e PE.

15:11
Abazaj ndëshkon Skënderbeun “e tij”. Fiton Kamza, barazon Teuta

Pas thuajse një muaji pa ndeshje zyrtare dhe me sytë te faza përgatitore e merkatoja, skuadrat e Kategorisë Superiore janë impenjuar sot në javën e 17.

15:09
Vlora, më lirë sesa Rinasi. Fitimin e munguar do ta paguajë Qeveria

Çmimet e biletave në Aeroportin e Vlorës do të jenë më të ulëta se në Rinas. Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin që përcakton procedurën e negociatave me kompanitë turke për ndërtimin e aeroportit.

15:07
Ministria e Brendshme: Protesta, monitorim nga ekspertët e huaj

Ministria e Brendshmë bën të ditur se protesta e të shtunës do të monitorohet nga ekspertë të huaj të atashuar pranë këtij institucioni.

15:05
Janari, muaj tritoli

Sulmet me eksploziv në vend kanë njohur një rritje drastike këtë fillim viti, duke iu rikthyer shifrave të frikshme të 2014-ës kur ky fenomen u përhap masivisht dhe solli edhe një përplasje mes ministrisë se brendshme dhe shërbimit informativ shtetëror.

15:02
Shkollë për arbitra, të rinjtë që përgatiten për stadiumet

Si një nga figurat më të kontestueshme të lojës së futbollit, abitrat po ndihmohen vitet e fundit edhe nga teknologjia, për të qenë më afër korrektes së vendimeve të tyre, edhe pse jo gjithmonë ia dalin.

14:55
Buffon synon të luaj edhe një vit te Juve

Portieri veteran i kombëtares italiane dhe i Juventusit, Gianluigi Buffon kishte paralajmëruar një pension të rehatshëm dhe komod në fundin e këtij sezoni, për të shijuar ato që ka arritur në karrierën mitike.

14:49
Viti 2018, koha e shkëmbimeve kulturore Shqipëri- Austri

Viti 2018 do të jetë viti i bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Austrisë, ku nuk do të mungojnë aktivitete të shumta, për të treguar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

14:48
Trump, nga Davosi: “Amerika e para” s’do të thotë Amerika “vetëm”

Donald Trump veshi kostumin e biznesmenit, kur u ngjit në podiumin e Forumit Botëror të Ekonomisë në Davos të Zvicrës, për fjalimin e shumëpritur përpara udhëheqësve globalë dhe elitës së biznesit.

14:01
Emri i “Maqedonisë”, ndërmjetësuesi i OKB-së ndihet entuziast

Ndërmjetësi i OKB-së për emrin e Maqedonisë, Mattheë Nimetz mbërrin javën e ardhshme në rajon për të matur pulsin e qeverisë maqedonase dhe asaj greke, mbi zgjidhjen e ngërçit afatgjatë.

13:55
Majko në Athinë, Skouletis: Mbrojtja e emigrantëve, prioritet i yni

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ndodhet në Athinë ku është takuar me ministrin e Brendshëm grek, Panagiotis Skouletis. Ky i fundit i garantoi ministrit se mbrojtja e emigrantëve dhe sidomos komunitetit shqiptar, është prioritet i qeverisë greke.

13:37
Gjiknuri: Rruga Qukës- Qafë Plloçë, funksionale në 2019

Rruga Qukës- Qafë Plloçë do të bëhet funksionale në 2019. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

13:35
Basha-Kryemadhi: Nesër protestë madhështore, s’ka dhunë

Kreu i PD, Lulzim Basha sëbashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në një dalje të përbashkët për mediat u kanë bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme, duke theksuar se nuk ka asnjë skenar dhune.

13:25
Protesta e opozitës, policia publikon planin e masave

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës së opozitës të shtunën.

12:22
Soros, kundër Facebook: Mund të prekë demokracinë dhe zgjedhjet

Fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Davosit, George Soros nuk e përqëndroi te biznesi, por rrjetet sociale dhe motorët e kërkimit në internet.

12:19
Tirana Smart City, Veliaj: Shumë shpejt 4 mijë biçikleta të reja

Ka përfunduar korsia për biçikleta në Bulevardin “Zogu I”, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt do të vijnë 4 mijë biçkleta të reja në Tiranë. Kjo korsi është e para e projektit prej 10 km.

12:18
Takime me Thaçin e Vuçiç, Hahn: 2018-a është viti i Ballkanit

Komisioneri europian i Zgjerimit, Johannes Hahn deklaroi se ka pasur takime të mira në Davos me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

12:11
Të rrezikuar nga katastrofat; Kreu i emergjencave: Bashkitë të ngrenë strukturat

Shqipëria është vendi i parë në Europë më i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore.

12:04
“Kalivaçi”, Becchetti: Gjyqi në Arbitrazh vazhdon!

Dje ministria e Energjitikës njoftoi se Shqipëria kishte fituar gjyqin në Arbitrazh për çështjen e hidrocentralit të Kalivaçit, kundër kompenisë Hydro s.r.l me aksioner biznesmenin Francesko Becchetti.

11:45
Verifikim ekstradimit të Nezarit. Prokuroria dhe MD, përplasje deklaratash

Një ditë pas ekstradimit të Nezar Seiti drejt Italisë, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme. Zyra e shtypit e Prokurores së Përgjithshme të perkohshme ka njoftuar se do të nisin verifikimet mbi procedurat e ndjekura për ekstradimin e Seitit, i njohur ndryshe edhe si financieri i grupit te Habilajve për trafikun ndërkombëtar të drogës.

11:42
Reali 300 mln euro për Neymar, PSG ka vetëm një kusht

Prej disa ditësh tashmë, Neymar ka shprehur hapur dëshirën për të qenë ‘galaktik’, e kjo shtuar edhe nga pakënaqësitë që braziliani ka tek klubi francez.

11:26
Aubameyang tek Arsenal, dorëzohet Wenger

Pak ditë më parë tekniku i Arsenal deklaronte se e donte me çdo kush në ekip sulmuesin e Dortmund, por duket se jo të gjitha po shkojnë siç ai dëshiron.

11:23
Aksident afër Tunelit të Kalimashit, plagosen nënë e bijë

Nënë e bijë janë plagosur si pasojë e një aksidenti paraditen e të premtes në aksin rrugor Kukës-Tuneli i Kalimashit.

11:20
Agjentët e Martinez mbërrijnë në Milano

Ndërsa kanë mbetur ende shumë pak kohë për merkaton e dimrit, agjentët e sulmuesit 20-vjeçar nga Argjentina, Lautaro Martinez, kanë mbërritur në Milano.

10:59
Facebook me probleme

Facebook vazhdon të vuajë probleme të rëndësishme pasi gjatë gjithë natës nuk ka punuar.

10:53
Davos, Bushati takohet me Johannes Hahn

Në kuadër të Forumit të Davosit, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me eurokomisionerin për zgjerimin Johannes Hahn.

10:19
Zjarri në spitalin koreano-jugor, humbin jetën gati 40 persona

Gati 40 persona gjetën vdekjen mes flakëve që përfshinë një spital në Korenë e Jugut, fatkeqësia më e madhe e këtij lloji që trondet vendin prej thuajse një dekade. Plot 70 persona të tjerë mbetën të lënduar.

10:07
Operacioni “Buon Giorno”, arrestohet pas dy vjetësh i kërkuari

Policia e Lezhës ka mundur të vërë në pranga dy vjet pas operacionit “Buon Giorno” një prej autorëve të shpallur në kërkim.

10:05
Xhaçka në Turqi merr mbështetje për modernizimin e FA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar Turqinë me ftesë të homologut të saj, Nurettin Canikli ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ushtarak për trajnim dhe arsimimin e ushtarakëve shqiptarë.

10:03
Peleshi: Do të mbështesim 50% të vlerës së fidanëve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka premtuar se qeveria do të mbështesë 50% të vlerës së fidanëve.

09:56
Vijnë autobusët e parë elektrike, linja e gjelbër e Tiranës

Kanë mbërritur dhe autobusët e parë elektrikë në Tiranë dhe tashmë “Tirana Green City nuk është më thjesht një slogan.

09:53
Pogradec, dhunohen zyrat shtetërore

Persona të paidentifikuar kanë dhunuar zyrat shtetërore në Pogradec.

09:30
Bie nga kati i dytë, humb jetën 88-vjeçari

Një 88-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë ku banonte dhe ka ndërruar jetë më vonë në spital.

09:04
Parisi i mbuluar nga uji, fillojnë evakuimet – FOTO

Qindra njerëzve u është kërkuar që të largohen nga shtëpitë e tyre në Paris pas alarmit të përmbytjes. Ndërkohë që autoritetet po përgatiten të evakuojnë vepra arti të çmueshme nga Muzeu i Luvrit.

08:13
Hetimi i ndërhyrjes ruse, Trump: Shkarkimi i Mueller? “Fake News”

Donald Trump i hodhi poshtë si “fake news” (lajme të rreme) pretendimet e shtypit vendas se kishte urdhëruar shkarkimin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller në muajin qershor, e se ishte zbrapsur vetëm kur avokati i Shtëpisë së Bardhë pati kërcënuar të jepte dorëheqjen.

08:02
Trump ngulmon për anulimin e Lotarisë Amerikane dhe ndërtimin e murit me Meksikën

Shtëpia e Bardhë ka prezantuar një plan imigrimi që do të lejonte 1.8 milion njerëz të bëheshin qytetarë të SHBA-ve, në këmbim të financimit të murit me Meksikën.

02:28
Kurdët e Afrinit kërkojnë që Siria t’i mbrojë nga Turqia

Autoritetet kurde në enklavën veriore të Afrinit, në Siri, i kanë bërë thirrje trupave siriane për të mbrojtur kufirin e rajonit, pasi ofensiva turke vazhdon të veprojë atje.

00:16
Kisha mbron nga deportimi familjen shqiptare

Prej 17 vjetësh familja shqiptare Rranxburgaj jeton në Shtetet e Bashkuara, por tani kryefamiljari rrezikon të deportohet në Shqipëri me urdhër të Agjencisë Amerikane të Emigracionit.

E enjte, 25 Janar 2018
23:46
Kandidimi për presidencën e SHBA-ve, Oprah shpall qëndrimin e saj

Që prej fjalimit të fortë në ceremoninë e Golden Globes në fillim të muajit, emri i Oprah Winfrey po lidhet ngushtë me presidencialet e vitit 2020. Megjithatë ‘Mbretëresha’ e televizionit, siç e quajnë, nuk mendon se është e prerë për të qenë presidente e Shteteve të Bashkura.

23:31
Thaçi: Pranojmë çdo informacion nga Serbia

Republika e Kosovës do të pranojë çdo lloj informacioni nga Serbia që lidhet me zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Në një intervistë për Indeksonline, presidenti kosovar Hashim Thaçi tha se rasti në fjalë nuk mund të ndikojë në raportin Kosovë-Serbi, sepse nuk ka akuza të ndërsjella.

23:07
Aliji gjen skuadër, e rinis nga Italia

Naser Aliji ka gjetur më në fund një ekip për të vijuar karrierën e tij sportive. Pasditen e stome, ai ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Serisë B, Virtus Entella, ndërsa detajet e kontratës nuk dihen ende.

22:39
Borxhet e ARMO-s, “autoritetet mbyllën sytë”

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj thotë se zhytja e ARMO-s në borxhe është bërë me dijeni nga organet qendrore ndër vite.

22:29
Sulaj: ARMO nuk funksiononte në maksimum. Faji i furnitorëve

Bisnezmeni Besnik Sulaj, emri i të cilit është lidhur me kompaninë IRTC, që kontrollonte ARMO-n deri më tani, në një lidhje telefonike me “Të Paekspozuarit” në Top Channel dha versionin e tij se përse IRTC nuk ka paguar taksat.

22:01
“ARMO, një krim i përbashkët”, si u zhyt në borxhe kompania?

Kush qëndron pas privatizimit të ARMO-s? Si mundet që një kompani kur është shtetërore del me fitim dhe dhjetë vjet pas privatizimit fundoset në qindra milionë Euro borxhe? Kush janë aktorët e njohur dhe të panjohur të kësaj afere?

21:44
Fiks Fare/ Lumit Lengaricë i del pronari

Në vitin 2007, ish-Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Gjirokastër, ka dhënë në favor të trashëgimtarëve të Shefki Vrenozit 581 ha tokë e zërit kadastral “pyll”, duke përfshirë edhe një pjesë të pronës shtetërore.

20:43
Listat për KLGJ e KLP nuk miratohen në Parlament

Ashtu siç edhe pritej, në votimin e parë për anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, asnjëra prej listave nuk ka siguruar dy të tretën e nevojshme për t’u miratuar.

20:10
Dedja: Do na penalizojë Strasburgu. Zgjidhje si Arta Marku për Kushtetuesen

Në kushtet kur Gjykatës Kushtetuese i mungojnë dy gjyqtarë dhe një të treti i ka mbaruar mandati, kryetari Bashkim Dedja thotë se nga mosformimi i kuorumit gati 20 çështje janë rrëzuar pa realizuar shqyrtimin e tyre në themel.

19:43
Dritëhijet e ekstradimit të Nezar Seitit, shkeljet e autoriteteve shqiptare

Edhe ndryshimet ligjore të reformës nuk i shmangen dot dritëhijet që mbeten pas vendimeve gjyqësore të ekstradimeve të shtetasve shqiptarë jashtë vendit.

19:41
Hetimet në Katania, dosje e veçuar për Nezarin dhe persona të paidentifikuar

Në mes të dhjetorit, në Shqipëri u raportua për mbylljen e hetimeve në Itali për grupin e Moisi Habilajt, 15 persona, shqiptarë e italianë.

19:28
Rama takohet me Vuçiç dhe Kryeministrin kroat

Gjatë vizitës në Davos, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim edhe me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

19:08
Ora e apokalipsit, 2 minuta larg nga “mesnata”

Quhet Doomsday Clock dhe është simbol i afrimit të botës me zhdukjen e saj. Ora supozohet të parashikojë apokalipsin dhe ka qënë shumë afër mesnatës, që do të thotë shkatërrim, vetëm në një rast.

18:47
Kryemadhi në Berat: 27 janari, zgjim i ndërgjegjes qytetare

Në takim me strukturat e partisë në qytetin e Beratit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli për rëndësinë e pjesëmarrjes në protestën e 27 janarit.

18:15
Itali, shkatërrohet klani Spada. 31 të arrestuar në Ostia të Romës

Policia italiane ka ekzekutuar një sërë arrestimesh për të shpërbërë një grup të krimit të organizuar në Ostia, një periferi famëkeqe që ka qenë një nga pikat më të nxehta të hetimit antimafia të zhvilluar në kryeqytetin italian, Romë.

17:30
Platini akuzon FIFA-n për komplot, kërkon rikthimin: Është çështje nderi!

Michel Platini vendosi ta rinisë nga Strasburgu, sprintin që synon t’i japë të drejtë në çështjen e shumëdiskutuar të korrupsionit dhe pezullimit, që francezi e konsideron të padrejtë dhe një komplot të FIFA-s.

16:40
Davos, Trump takohet me aleatët Netanyahu dhe May

Dy takimet e para në kuadër të Samitit Ekonomik të Davosit në Zvicër, presidenti amerikan Donald Trump i rezervoi për aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, Izraelin dhe Britaninë e Madhe.

16:28
Rikthehet Superiorja, protesta e opozitës e zhvendos të premten

Rikthehet kampionati shqiptar i futbollit pas një periudhe relativisht të gjatë faze përgatitore, kryesisht në Antalia të Turqisë.

15:34
Shkodër, sekuestrohen 15 kallëpe tritoli

15 kallëpe tritol dhe 15 m fitil zjarrpërcjellës janë sekuestruar paraditen e sotme nga policia e Shkodrës.

15:30
Emetohet nga posta pulla më e shtrenjtë, jo vetëm për koleksionuesit

Është një ndër pullat më të shtrenjta të emetuara nga Posta Shqiptare me vlerë 2.500 lekë të reja, një çmim që rastësisht lidhen me simbolikën e kësaj pulle, pasi të Dhënat Personale dhe Mbrojtja e tyre janë të shtrenjta dhe duhen mbrojtur si të tilla.

15:27
Zhvarrimet në Dragot; Gjenden 14 skelete me mbishkrimet “Grecco”

Në luginën e Sajmolës në Tepelenë janë zhvarrosur deri tani 14 skelete të ushtarëve grekë.

15:14
Raporti i BB, kritika për menaxhimin e investimeve publike

Banka Botërore vlerëson qeverinë për menaxhimin e borxhit, por kritikon menaxhimin e investimeve publike.

15:12
Dëmi 9 mln euro, në kërkim organizatori i skemës mashtruese

Skema mashtruese me faturat fiktive të TVSH-së, tatimit mbi vlerën e shtuar, që llogaritet t’i kenë shkaktuar shtetit një dëm disa milionë euro, çoi mbrëmjen e së mërkurës disa persona pas hekurave. Të enjten policia vijonte të kërkonte organizatorin e dyshuar të skemës dhe disa persona të tjerë.

14:30
Grabitje me armë, regjistrohet sulmi në Levan

Pasditjen e të martës dy persona të maskuar me kapuça, njëri prej të cilëve i armatosur me një pistoletë arrijnë që në vetëm 12 sekonda të realizojnë grabitjen.

14:29
Hahn përshëndet takimin Tsipras-Zaev

Komisioneri europian i Zgjerimit, Johannes Hahn e përshëndeti takimin e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev, në Davos të Zvicrës, duke kujtuar se zgjidhja e ngërçit të emrit, e zgjatur prej vitesh tashmë, do të ishte pozitive jo vetëm për të dyja vendet e interesuara, por për të gjithë rajonin dhe Europën.

14:23
Thaçi-Vuçiç, takim në Davos për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, në Davos të Zvicrës, ku udhëheqës botërorë dhe krerë të biznesit janë mbledhur për të marrë pjesë në Forumin e përvitshëm të Ekonomisë globale.

14:19
Balla: Basha proteston më 27 janar për paratë e pallatit të vjehrrit

Menjëherë pas kreut të PD-së, fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

13:52
Zyrtare, Galaxy S9 del më 25 shkurt

Samsung Galaxy S9 do të dalë më 25 shkurt. Kompania koreano-jugore ka dërguar ftesat për eventin, të quajtur Unpacked, që do të mbahet në Barcelonë pikërisht muajin e ardhshëm.

13:43
Veliaj: Pagesa për të rinjtë që bëjnë praktikën e punës në Bashki

Të gjithë ata që do të kryejnë praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës do të marrin edhe një pagesë.

13:10
Shqipëria mund Becchettin. Çështja e HEC-it të Kalivaçit u gjykua në Arbitrazh

Shqipëria fiton në abitrazhin ndërkombëtar kundër Hydro SRL, me aksioner Francesco Becchettin për çështjen e koncesionit të hidrocentralit të Kalivaçit.

12:16
Mumja e Bazelit, paraardhëse e ministrit anglez

Shkencëtarët e qytetit zviceran të Bazelit kanë zgjidhur misterin dhjetëravjeçar të mumjes së një gruaje, të gjetur atje në vitin 1975, për të cilën thonë se është paraardhëse e hershme e ministrit aktual britanik të Çështjeve të Jashtme, Boris Johnson.

12:10
Basha nga Kuvendi: Alternativa e të keqes, njerëzit të bëhen bashkë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve për protestën e të shtunës. Nga foltorja e Kuvendit ai tha: “Duhet të ngriheni e të reagoni sot”.

11:51
Librazhd, 54-vjeçari vritet me sëpatë. Arrestohet autori

Policia e Librazhdit ka arrestuar autorin e vrasjes së 50-vjeçarit në fshatin Zdrajç.

11:40
Sportistët me doping? Qerimaj: Nuk kemi mjekë të na kontrollojë

Ai ka arritur t’i rrëmbejë Botërorit medaljen e bronzit. Erkand Qerimaj tashmë renditet i treti në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, pas tërheqjes së rumunit Dumitru Kaptari, i cili rezultoi pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara.