Shefja e FMN-së, kundër Trump: Reformat e SHBA, efekte afatshkurtra

27/01/2018 12:14

Presidenti amerikan, Donald Trump u kthye mbrëmjen e së premtes në Uashington, e gazetarëve që e prisnin atje u tha se pjesëmarrja e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ishte “një udhëtim shumë, shumë i sukesshëm”.

“Plot njerëz nga Davosi po investojnë në Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ai. Në fjalimin e vet në forum, shefi i Shtëpisë së Bardhë iu tha përfaqësuesve të elitës së biznesit global se, slogani “Amerika e para” nuk do të thotë se dëshiron një SHBA “të izoluar”.

“Si president i Shteteve të Bashkuara, unë gjithnjë do ta vë Amerikën në krye”, tha Trump duke shtuar se, “kështu duhet të bëjnë edhe udhëheqësit e vendeve të tjera. Por, ‘Amerika e para’ nuk do të thotë ‘Amerika e vetme’. Kur Shtetet e Bashkuara rriten, rritet edhe bota”, u shpreh ai.

Megjithatë, shefja e FMN-së Christine Lagarde ia preu hovin e përzemërsisë, duke i përshkruar reformat tatimore të Trumpit si një nga 3 faktorët që mund të sjellin destabilizimin e rimëkëmbjes ekonomike të globit, veçanërisht duke pasur parasysh lëvizjet në tregjet e aksioneve vitin e kaluar.

“Reforma të tilla në SHBA mund të kenë efekte pozitive në një periudhë afatshkurtër, – deklaroi Lagarde. – Por ato mund të çojnë drejt rreziqesh serioze”.

“Kjo ka ndikim në cënueshmërinë financiare, veçanërisht duke pasur parasysh çmimet e larta të aseteve që shohim në mbarë botën dhe financimin e lehtë që është ende i mundshëm”, u shpreh më tej.

Komentet e saj, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar i bëri në Davos, pas pohimeve të Trumpit se nisma e tij tatimore kishte krijuar “një ujëvarë të madhe e të bukur” të rritjes së pagave për punëtorët amerikanë, që lidhet me shkurtimin e taksave.

Top Channel