Betejë ligjore në SHBA/ Macron dhe bashkëshortja padisin Candace Owens për pretendimet tronditëse për identitetin e saj
Donald Trump bëri një analizë publike të arsyeve përse partia e tij republikane pati rezultate aq të dobëta në zgjedhjet e javës së kaluar.
Në intervistën për rrjetin televiziv CBS, presidenti i SHBA-së përmendi ndër faktorët kryesorë Iranin dhe komunikimin e dobët.
Megjithatë, ai e pohoi gjithashtu se edhe fushata e ashpër e administratës së tij kundër klandestinëve, gjatë së cilës mijëra emigrantë pa dokumente u arrestuan dhe u dëbuan, kishte shkuar shumë larg.
“Ishte ca si shumë e ashpër si politikë, e pranoj. Mendoj se mund të ketë qenë vërtet tepër e ashpër”, tha Trump, duke iu referuar veçanërisht emigrantëve që kanë jetuar në vend prej dhjetë vitesh ose më shumë, pa kryer krime të rënda.
Ky ishte një rrëfim domethënës nga ana e kreut të administratës amerikane, që tregoi kështu se një çështje mbi të cilën ndërtoi fushatën e tij zgjedhore në vitin 2024, brenda dy vitesh është kthyer në një temë politikisht të dëmshme.
Në prapaskenë, Trump ka shprehur rezerva për disa nga metodat që administrata e tij ka përdorur për të ndaluar dhe deportuar emigrantët.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Trump po shqyrton ndonjë ndryshim në axhendën e tij për emigracionin, edhe pas pranimit se politikat e ndjekura kanë qenë vecanerisht të ashpra.
Ai së fundi emëroi arkitektin e këtyre politikave, Stephen Miller, në postin e shefit të ri të kabinetit të tij.
Top Channel