Presidencialet në Çeki, vijon votimi për balotazhin

27/01/2018 08:00

Çekia hapi të premten në mëngjes qendrat e votimit për raundin final të zgjedhjeve presidenciale, pas raundit të parë, ku asnjë nga kandidatët nuk mori shumicën e kërkuar.

Sondazhet shohin në avantazh Milos Zeman, ndaj rivalit të tij në balotazh, Jiri Drahos, me presidentin aktual që është gati të marrë një tjetër mandat 5-vjeçar.

Zeman njihet si një president pro-rus dhe me qëndrime kundër emigracionit, ndërsa rivali i tij, Drahos është një akademik pro bashkimit Europian.

Rreth 10 % e votuesve janë shprehur ende të pavendosur nëpër exit-polle, ndërsa qendrat e votimit u mbyllën pasditen e të premtes, për t’u rihapur mëngjesin e sotëm, për ditën e dytë të votimit.

Top Channel