Ndërsa kanë mbetur ende shumë pak kohë për merkaton e dimrit, agjentët e sulmuesit 20-vjeçar nga Argjentina, Lautaro Martinez, kanë mbërritur në Milano.

Duket se e ardhmja e talentit 20-vjeçar që luan për Racing Club de Avellaneda në Argjentinë do të jetë në Europë, por ende mbetet e paqartë se në cilin kampionat.

Për Martinez interesohet edhe Real Madrid, por për momentin reparti ofensiv i spanjollëve është i mbingarkuar.

Ndërkohë që zikaltërit e Inter janë akoma më të interesuar për të pasur shërbimet e argjentinasit sa më parë. E siç raporton “La Gazzetta dello Sport” zikaltrit synojnë që të transferojnë në Milano brenda janarit Lautaro Martinez, fillimisht në formën e huazimit, e më pas me të drejtë blerje, për të mbyllur gjithçka në qershor, kur hapet merkatoja e qershorit.

Top Channel