Rruga Qukës- Qafë Plloçë do të bëhet funksionale në 2019. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Bashkë me ministrin e Financave ai ka inspektuar kantierin e rrugës, shoqëruar dhe nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe deputeti Eduart Shalsi.

Sipas Gjiknurit, ky aks afron më shumë Korçën me Tiranën.

Ndërsa ministri Arben Ahmetaj tha se 2018-2020 do të ketë investime masive në infrastrukturë. Projekti “1 miliardë” përfshin 5 segmente të mëdha.

Top Channel