E hënë, 29 Janar 2018
15:31
Vodhi celularë në një dyqan, arrestohet izraeliti “endacak”

Një 37-vjeçar, i lindur në Vlorë, por me pasaportë izraelite, është kapur nga patrullat “Shqiponjat” pasi kishte vjedhur 8 aparate celularë në një dyqan në Paskuqan.

15:29
Gramsh, pranë banesave 20 ton mbetje plumbi dhe zhive

Rreth 20 tonë mbetje të rrezikshme të uzinës së dikurshme të prodhimit të baterive në Gramsh, prej më shumë se 5 vitesh, janë depozituar në një magazinë e cila jo vetëm nuk plotëson asnjë prej standardeve të ruajtjes së lëndëve të rrezikshme, por për më tepër është në mes të një zone të banuar në periferi në qytetit.

15:27
Riorganizimi i lëndëve mësimore. Prindërit e nxënësve të ndarë, politika në debat

Shtyhet sërish mbledhja e Komisionit të Edukimit, për skemën e re të shpërndarjes së orëve mësimore “3 lëndë në 6 orë”.

15:17
Aeroporti i Vlorës, projekti votohet vetëm nga PS

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e miratoi vetëm me votat e e mazhorancës projekt ligjin që autorizon qeverinë për të negociuar një kontratë koncesionare për ndërtimin e një aeroporti të ri ndërkombëtar në Vlorë.

15:13
Opozita paraqet pr/rezolutë për “Jeruzalemin”. PD: Të ndryshojmë votën në OKB.

Në Komisionin për Politikën e Jashtme, ministri Ditmir Bushati ishte thirrur për një seancë dëgjimore, ku në rendin e ditës ishin negociatat me Greqinë dhe votimi i Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-se, lidhur me rezolutën për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.

15:13
Ekstradimi i Seitit, Rama: Jo hetim administrativ, por penal

Për nënkryetarin e LSI-së, Luan Rama ekstradimi i Nezar Seitit është rasti që tregon se shteti është kundër drejtësisë.

15:13
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, më shumë politikanë mes 23 kandidatëve

Rreth një javë nga data e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që do të mbahet më 7 shkurt në Durrës, Top Channel ka mësuar 23 kandidatët në garë për 9 vendet e Komitetit Ekzekutiv.

15:09
“Stacioni”, arrestohet shpërndarësi i heroinës në Berat

Një 33-vjeçar në Berat është vënë në pranga si shpërndarës heroine.

15:08
Statusi, nisma për minatorët rrëzohet edhe në Komision

Pas mendimit negativ të dhënë nga Qeveria, Komisioni i Punës e rrëzoi me votat e mazhorancës projektligjin për statusin e minatorit të propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

15:00
Ekstradimi i Nezarit, të gjithë nën hetim

Prokuroria e Durresit nis hetimet për mënyrën se si u ekstradua në Itali Nezar Seiti, për fatin e të cilit katër institucione pretendojnë se nuk kishin informacion se ai po hetohej nga Krimet e Rënda, e për këtë arsye ai nuk duhej të largohej nga Shqipëria.

14:59
Presidenti grek: Pro integrimit, por Shqipëria të respektojë pakicat dhe pronat

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ka kërkuar mbështetjen e homologut të tij izraelit, Reuven Revlin, në vizitën dyditore të këtij të fundit në Greqi, për sa u përket marrëdhënieve të Athinës me Ankaranë, Shkupin dhe Tiranën.

14:15
P/ligji për statusin e minatorit, Spahiu: Maxhoranca e politizoi

Pasi qeveria e quajti propozimin e deputetit të LSI-së Përparim Spahiu për statusin e minatorit si shkelje kushtetuese, vetë ky i fundit ka reaguar duke e quajtur politizim të tij.

14:05
Gara për KLGj, përjashtohet Altin Hazizaj, Prokuroria: Subjekt i dekriminalizimit

Altin Hazizaj, kandidat i propozuar si i shoqërisë civile për Këshillin e Lartë Gjyqësor është përjashtuar nga gara në Komisionin ad hoc.

13:58
Rama: Ne, më pranë BE-së. Të hapur për dialog me opozitën

Dy ditë pas protestës së opozitës, Edi Rama u shfaq në publik për t’i komunikuar Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, se gjatë Forumit Ekonomik të Davosit, ku mori pjesë javën e kaluar, kishte krijuar bindjen se Shqipëria ndodhej një hap pranë hapjes së negociatave me BE-në.

13:52
IKMT nis aksionin në Fier, shemben 24 objekte pranë Gjanicës

Në qytetin e Fierit nisi këtë të hënë shembja e rreth 24 objekteve pa leje pranë lumit Gjanicë.

13:23
Tregtia, BE “kërcënon” Donald Trump

Të dielën në mbrëmje, Donald Trump la të kuptohej se në të ardhmen jo fort të largët do të vendoste tarifa importi të majme për produktet e Bashkimit Europian.

13:16
Porti Durrës, gjatë janari u refuzohet dalja nga Shqipëria 318 personave

Plot 318 persona nuk janë lejuar të dalin jashtë shtetit gjatë muajit janar, nga porti i Durrësit.

12:37
Ndotja e ajrit në Kosovë, Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mbajë shumë shpejt një seancë të jashtëzakonshme mbi cilësinë e ajrit në vend, që po kthehet në një problem të ngutshëm.

12:37
Kryemadhi: 27 janari ishte vetëm fillimi, shqiptarët mposhtën frikën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh në një deklaratë për mediat se protesta e 27 janarit ishte vetëm fillimi. Tashmë tha ajo, axhenda është e njerëzve, të cilët nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.

12:23
Basha në Asamblenë Politike të PPE

Nën kryesimin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul zhvillohet këtë të hënë në Bruksel, Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane.

11:59
Aksioni i ujit, Gjiknuri: Familjarët, edhe një muaj afat për vetëdisiplinim

Reforma e ujit parashikonte deri më 1 shkurt vetëdisiplinimin pa penalizimet, por ky afat shtyhet deri më 28 shkurt.

11:56
Bisedimet me Greqinë, Bushati tregon tre paketat

Në Komisionin e Jashtëm parlamentar, ministri Ditmir Bushati raportoi në lidhje me bisedimet dypalëshe me Greqinë.

11:37
Rama: Afër çeljes së negociatave me BE-në falë Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet të fondacionit “Qemal Stafa”, deklaroi se nëse sot Shqipëria është më afër se kurrë momentit historik të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, kjo i dedikohet Partisë Socialiste.

11:11
PD: U bllokua hetimi i Tahirit. Rama ekstradoi dëshmitarin kyç

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama, se po tenton të bllokojë dhe të mbyllë hetimin e çështjes Tahiri-Habilaj, duke ekstraduar dëshmitarin kyç Nezar Seiti, ndërsa ky i fundit ishte ende nën hetim nga Prokuroria.

11:01
Ben Blushi, nga sot Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel

Ben Blushi do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel. Lajmin e ka dhënë vetë Presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha në një komunikimin që ka bërë me drejtuesit e departamenteve të Top Channel.

10:48
Vrasja e Ivanoviç, raportuesi i Serbisë në PE: Gjeni autorët!

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister kërkon nga institucionet gjyqësore që të kryejnë një hetim sa më të shpejtë e profesional të vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

10:42
Emri i Maqedonisë, ministri grek i Mbrojtjes paralajmëron dorëheqjen

Çështja e emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë pritet të sjellë në orët e ardhshme ndryshime në skenën politike të Greqisë.

10:38
KSHH: Reforma po zvarritet. Komisioni ad hoc, pyetje të njëanshme kandidatëve

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dalë me një deklaratë në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi.

10:32
Teatri Metropol nis sezonin e ri artistik

“Nata e 12” e William Shekspir do të çelë sezonin e ri të shfaqjeve në Teatrin Metropol.

10:06
Sulm kamikaz në Kabul, ISIS vret 11 kadetë në akademinë ushtarake

Kabuli u trondit këtë të hënë nga një tjetër sulm. Incidenti më i fundit i 10 ditëve vdekjeprurëse në kryeqytetin afgan u regjistrua pranë një akademie ushtarake.

09:53
IKMT aksion në Fier për rehabilitimin e Gjanicës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në qytetin e Fierit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit.

09:52
Sena del nga shtrati, përmbytje në Paris. 1.500 të evakuuar

Niveli i Senës në Paris ka mbërritur në 5.84 metra, apo 4 metra më shumë sesa normalja e saj në këtë periudhë të vitit.

09:48
Zv.presidenti i UEFA-s, vizitë në Tiranë

Fushata zgjedhore për organet drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit ka hyrë në javët e fundit dhe vëmendja e ndërkombëtarëve është shumë e madhe.

09:45
Rama: Kapja e drejtësisë? Dokrra. Progresi është shënuar

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, se pavarësisht se opozita ka tjetër agjendë, dhe jo fokusin në procesin e hapjes së negociatave, maxhoranca është e hapur për dialog.

09:26
Protesta e opozitës në Rusi, lirohet Alexei Navalny

Kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny është lënë i lirë pas ndalimit një ditë më parë gjatë tubimit të thirrur prej tij, për të protestuar kundër zgjedhjeve presidenciale të muajit mars.

09:17
Sekuestrohen 5 doza heroinë në Gjirokastër, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar pesë doza heroinë dhe 940 fara kanabis sativa, duke vënë në pranga dhe poesduesin e tyre.

09:11
Bruno Mars triumfon në mbrëmjen e çmimeve “Grammy”

Edicioni i 60 i çmimeve “Grammy” u mbyll me triumfin absolut të Bruno Mars.

09:04
Dhunon dy fëmijët e saj, arrestohet nëna në Gramsh

Një 41-vjeçare ka dhunuar fizikisht dhe psikologjiksht dy fëmijët e saj, duke përfunduar në prangat e policisë.

08:54
Aplikacioni i stërvitjes zbulon bazat ushtarake

Ushtarët në të gjithë botën kanë ndarë publikisht rutinat e tyre stërvitore “online”, përfshirë ato brenda bazave ushtarake.

08:48
Rregullat e reja të BE, Facebook nis ndryshimet radikale

Facebook publikoi për herë të parë parimet e tij të privatësisë dhe gjithashtu do të publikojë video edukative për të ndihmuar përdoruesit që të kontrollojnë kush ka akses në informacionin e tyre.

E diel, 28 Janar 2018
22:53
Roma në krizë, Sampdoria fiton në “Olimpico”

Katër ditë më parë e mbyllë në barazim ndeshjen e prapambetur të fazës së parë të zhvilluar bë Genoa, ndërsa mbrëmjen e së dielës, Roma ka dalë kokë ulur nga “Olimpico” kundër Sampdorias.

22:38
“Magjia” e Messi-t eklipson debutimin e Coutinho

Barcelona e këtij sezoni është një skuadër me të vërtetë e frikshme. Edhe pse vuajti ndaj Alaves në “Camp Nou”, Barça doli sërish triumfuese me një perlë të Lionel Messit.

22:13
Parisi si Venecia…! – FOTO

Rreth 1500 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në rajonin e Parisit me autoritetet që janë në gatishmëri për rrezikun e përmbytjeve pasi niveli i ujit në lumin e Senës vazhdoi të rritej edhe të dielën.

21:36
Fundjava pranë detit…

Ndonëse janar, plazhet e Durrësit dhe Golemit janë frekuentuar nga shumë njerëz këtë fundjavë.

21:13
Cutrone, gol me bërryl Strakoshës! Ku ishte VAR? – VIDEO

Cutrone ishte autori i golit të parë për Milanin në fitoren 2-1 të kuqezinjve ndaj Lazios së Strakoshës.

21:04
Themeluesi i IKEA-s ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare

Themeluesi suedez i rrjetit të mobilieve IKEA, Ingvar Kamprad, është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare.

20:27
Mali “vrasës”…

Një alpiniste franceze e bllokuar në majën e një prej maleve më vdekjeprurës të Pakistanit, është tashmë i sigurt pas një operacioni dramatik shpëtimi.

20:00
Milani bind ndaj Lazios, vazhdon me fitore…

Milani i Gattusos ka marrë një tjetër rezultat pozitiv në Serie A, këtë herë një “hakmarrje” ndaj Lazio-s që e mposhti fazën e parë.

19:38
Koplik, krim në familje; Burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Koplikut, duke shtuar bilancin e krimeve brenda familjes.

19:36
Tensione Turqi-Greqi, kthehet pas ministri grek

Roja bregdetare turke ka ndaluar ministrin grek të Mbrojtjes t’i afrohet disa ishujve të kontestuar në detin Egje.

19:23
Vrau studenten, ndërron jetë në spital Aldison Belulaj

Aldison Belulaj, i cili qëlloi me armë zjarri mesditën e të dielës së kaluar 21-vjeçaren Arjela Murataj para portës së Fakultetit të Mjekësisë, ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Traumës.

19:15
BBC bashkohet me Netflix për të mposhtur “Game of Thrones”

‘Game of Thrones’ është seriali më i ndjekur i viteve të fundit, e duket se nuk po njeh rivalë në zhanrin e tij, duke u kthyer në suksesin e HBO.

19:02
I vunë armën në kokë policit, arrestohet 14-vjeçarja dhe 2 shokët e saj

Një vajzë 14-vjeçare dhe dy adoleshentë nga 17 vjeç janë vënë në pranga pas një ngjarje aspak të zakontë në jug të Londrës ditën e shtunë.

18:32
I mori jetën 3 adoleshentëve, policia i publikon foton

Ishin në pritje të autobusit në stacion kur një automjet “Audi” humbi kontrollin dhe i mori jetën 3 adoleshentëve.

18:14
Atletico në ndjekje të Barçës, shpartallon Las Palmas

Edhe pse Reali i Madridit duket pa shanse këtë sezon në La Liga, është një tjetër skuadër nga Madridi që është në ndjekje të katalanasve.

17:25
Protestat në Rusi, bastisen zyrat e Navalny

Policia në Moskë, bastisi zyrat e liderit të opozitës Alexei Navalny në prag të manifestimeve mbarëkombëtare për bojkotimin e zgjedhjeve.

16:26
Energjia nga privatët, OSHEE do ta blejë këtë vit 15% më shtrenjtë!

Në 2018-ën, OSHEE do të ia blejë me shtrenjtë energjinë HEC-eve të vogla private me të cilat ka një kontrate. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar për këtë vit një tarifë rreth 15% më të shtrenjtë se dy vitet e fundit.

16:12
Në radhë për ilaçe; Referimi elektronik, sistemi që lehtëson pacientët

Të sëmurët kronikë në Shqipëri përballen me dy realitete të ndryshme. Në të gjithë vendin pacientëve u duhet të marrin kontakt me mjekun e familjes dhe më pas të mbajnë radhë të gjata te mjekët specialistë.

15:26
Gjyqtari Paraprak, fluks dosjesh për gjyqtarët që kontrollojnë prokurorët

Në Tiranë gjyqtarët paraprakë, ata që vendosin nëse hetimet e prokurorëve për çështje të caktuara përfundojnë apo jo në gjyq, janë vetëm 12. Fluksi i dosjeve me të cilin përballen në përditshmërinë e tyre është gati i papërballueshëm. Gazmend Janku takoi njërin prej tyre, që është edhe Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve.

15:24
Një hebreje nga Shkodra, rikthimi në ditën e Holokaustit

Mimi Kamhi Ergas Faraxhi, e pagëzuar me emrin Drita, është 75 vjeç dhe aktualisht jeton në Kili. Por ajo ka lindur në Shkodër dhe është vajzë e një familjeje hebreje. Që në vitin 1943 prindërit e saj gjetën strehim të përkohshëm në një familje shkodrane.

15:21
Strategjia e VMRO kundër Shqipes, Grubi: Nuk mund ta ndalë miratimin

Qasja negative e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ndaj ligjit për gjuhët mund të zgjasë procedurat, por nuk mund ta ndalë miratimin përfundimtar te tij. Kështu u shpreh deputeti i BDI-së Artan Grubi në një intervistë telefonike për Top Channel.

15:21
Konkursi për “Forca e Ligjit”; Do të përzgjidhen njerëzit që do të luftojnë grupet kriminale

Pas konkursit për gradën “Drejtues i Parë” një tjetër provim pritet të zhvillohet javën e ardhshme në akademinë e sigurisë.

15:17
Në vendin e krimit, gruaja e viktimës tregon natën e fundit përpara vrasjes

Disa ditë më parë u raportua për zjarr në një banesë në Vlorë, që i mori jetën në gjumë një gruaje 73 vjeçe dhe djalit të saj 40 vjeçar. Më vonë policia zbuloi se viktimat ishin vrarë. Ky krim mbetet ende pa autor.

14:59
Emetohet pulla e re; Sot Dita Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Në ditën Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, që është 28 janari, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale prezantoi pullën e emetuar nga Posta Shqiptare.

13:03
Tenis, Federer fiton Grand Slam-in e 20

Roger Federer nuk di të ndalet. Në moshën 36-vjeçare, tenisti nga Zvicra ka fituar Australian Open për herë të gjashtë në karrierë, trofeu Grand Slam numër 20 në karrierë.

12:31
Basha: Lufta jonë vazhdon. Qeveria anti-mafia do të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin

Lulzim Basha u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen në protestën e të shtunës. Sipas tij, bashkimi i qytetarëve kishte një mesazh të qartë për qeverinë.

12:17
Trazira në Athinë, anarkistët përleshen me policinë

Athina përjetoi orë ankthi natën e së shtunës, duke u gdhirë dita e sotme, ku u rikthyen përleshjet mes anarkistëve dhe forcave të policisë.

12:10
Strategjia kundër gjuhës shqipe. VMRO, 30 mijë amendime për të shtyrë ligjin

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE kundërshton ashpër miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, më saktë përdorimin zyrtar të shqipes në Maqedoni.

11:56
“Rusia, gati të njohë Kosovën”

Putin është gati të njohë Kosovën! Kështu shkruan gazeta “Blic” e Beogradit, që paralajmëron ftohjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Moskës.

11:49
Emri, konsensus në Shkup. Zaev raporton për negociatat me kryeministrin e Greqisë

Krerët shtetërorë dhe politikë të Maqedonisë diskutuan propozimet e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimiç, për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, por nuk dhanë detaje nga takimi që zgjati deri në mesnatën e së shtunës.

00:35
Tsipras: Me Shqipërinë dialog produktiv. Gati për një epokë të re

Gjatë një dalje para popullit grek mbrëmjen e së shtunës, kryeminsitri grek Aleksis Tsipras ka njoftuar lidhur me situatën politike dhe zhvillimet në marrëdhëniet mes Greqisë dhe vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

E shtunë, 27 Janar 2018
23:03
“Emri”, Zaev konsultime me udhëheqësit maqedonas

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev nisi takimin koordinues për çështjen e emrit të vendit me Presidentin e vendit Gjorge Ivanov, kreun e BDI-së Ali ahmeti dhe kreun e VMRO-DPMNE Hristian Mickovski.

22:51
Juve fiton me forcë në Verona, Kievo me 9 lojtarë mposhtet në pjesën e dytë

Juventusi fitoi me “dhunë” në një ndeshje të vuajtur në Verona ndaj Kievos, që e mbylli takimin me dy lojatrë në fushën e lojës.

20:08
Skënderbeu në SHBA, aktivitete në Miçigan

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut po përkujtohet edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan në Miçigan.

19:12
Real në sulm për Bonucci-n, Milani reziston

Nuk ka mbushur ende një sezon tek Milani, por aventura e tij me kuqezinjtë mund të mbyllet këto ditët e fundit të merkatos dimërore.

18:36
“Overseas”, shkatërrohet grupi i trafikut të drogës drejt Italisë

Një grup i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është shkatërruar në operacionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane.

18:06
Reali mposht Valencian, CR7 shënon dy herë nga 11-metërshi

Reali i Madridit konfirmoi sërish se nuk ka harruar sesi të fitojë, e këtë e bën ndaj një rivali të paimagjinuar në fillim të kampionatit, por që kishte krijuar një distancë prej 5 pikësh me ta, si Valencia.

17:41
Ita Bartuv rikthehet në vendlindje: Shkodrën e mbaj mend si nëpër ëndrra

Ajo ka lindur në Shkodër në vitin 1943 dhe është quajtur Drita Faraxhi, emër që i është dhënë gjatë kohës kur është strehuar bashkë me të ëmën në Shqipëri për t’i shpëtuar Holokaustit.

17:34
Dita e Holokaustit, në Shkodër promovohet “Jeta ime nën pushtimin nazist”

Me rastin e 27 janarit, ditës së Holokaustit, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizoi në Shkodër aktivitetin për promovimin e librit “Jeta ime nën pushtimin nazist”, të Mimi Kamhi Ergas Faraxhi.

17:29
Kryemadhi: Nisi protesta mbarëpopullore. Falenderoj policinë!

Monika Kryemadhi falenderon pjesëmarrësit në protestën e organizuar nga opozita këtë të shtunë në Bulevardin qendror të Tiranës.

17:25
Bundesliga, përmbysje spektakolare e Bayern ndaj Hoffenheim

E nisën shumë keq, me dy gola të pësuar në vetëm 12 minuta lojë, njëri nga të cilët pas një penalltie të humbur, por gjigantët e Bundesligës treguan “dhëmbët” ndaj Hoffenheimit, edhe pse kanë një distancë të jashtëzakonshme në tabelën e renditjes nga ndjekësi më i afërt.

17:02
Kanos të birin me armë, ndalohet 64-vjeçari

Një 64-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës me akuzën e kanosjes.

16:27
MB: Protesta e opozitës paqësore. Nuk pati asnjë incident

Në përfundim të protestës së opozitës, Ministria e Brendshme shpërndau një deklaratë për mediat, ku konfirmon zhvillimin paqësor të manifestimit të shoqëruar pa incidente.

15:16
Italia tërheq kosin me plastikë. Fëmijët rrezikojnë mbytjen

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu italian të kosit të frutave për fëmijë “Pascoli italiani”.

15:14
Masat e policisë, asnjë incident gjatë protestës

Paradite rrugët anësore me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përreth godinës së kryeministrisë, u rrethuan me forca të shumta policore.

15:12
Statusi i minatorit, qeveria refuzon projektin e LSI

Qeveria ka dhënë mendim negativ për projekligjin për statusin e minatorit, i propozuar nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, që është zgjedhur në qarkun e Dibrës, që përfshin edhe qytezën minerare të Bulqizës.

14:58
Sarandë, sekuestrohen 15 kallëpe tritoli

Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 15 kallëpe tritoli, me peshë totale 6 kg.

14:45
Vlorë, të shtëna armësh në lagjen “Çole”

Të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 14.00 në lagjen “Çole”.

14:32
Meta përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit

Në të gjithë botën sot përkujtohet “Dita Ndërkombëtare e Kujtesës”. 27 janarin, në nder të viktimave të Holokaustit, e ka përkujtuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, edhe presidenti Ilir Meta,i shoqëruar edhe nga Edvin Shvarz, këshilltari për median pranë presidencës.

14:10
Trafikantët shqiptarë, gjykata britanike i dënon me 116 vite burg

Një çantë shpine e braktisur në rrugët e kryeqytetit të Uellsit, Kardif, në gusht të vitit 2016, me 1.5 kg kokainë, ishte ajo që çoi në gjurmimin dhe hetimin e një prej rrjeteve më të mëdha të kokainës në bashkëpunim mes trafikantëve shqiptarë dhe anglezë të drogës.

13:37
Mbillen 85 mijë pemë, Veliaj: Të rikthejmë traditën

Një mijë pemët e djegura nga zjarret që ranë verën e kaluar në zonën e Hekalit, në Njësinë Administrative të Petrelës, u zëvendësuan me 2 mijë fidanë të rinj, duke rigjeneruar bimësinë e zonës përreth.

13:12
Protesta e opozitës, Basha: Rama ik! Të krijohet qeveri antimafie

Protestuesit nga rrethet ende nuk kishin prekur Tiranën, kur në bulevardin nga ata do të marshonin drejt Kryeministrisë përmes instalacioneve, Partia Demokratike nisi të japë mesazhin se Shqipërinë po e mban larg Europës krimi i lidhur me qeverinë.

12:56
Kryemadhi: Rama është vetëm, të protestojmë në të gjithë Shqipërinë

Rama ka mbetur vetëm, është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e mbajtur në protestën e opozitës së bashkuar.

12:23
Sena përmbyt Parisin, lumi del mbi rrugët pranë tij

Shtëpitë dhe bizneset e ndodhura pranë brigjeve të Senës në Paris janë në alarm prej rritjes së nivelit të lumit të famshëm, që kërcënon të dalë nga shtrati.

12:16
Protesta e opozitës së bashkuar, zhvillimet minutë pas minute

Pas daljes së dy liderëve të opozitës nga selitë përkatëse të partive, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ka nisur protesta e opozitës së bashkuara para kryeministrisë.

12:14
Shefja e FMN-së, kundër Trump: Reformat e SHBA, efekte afatshkurtra

Presidenti amerikan, Donald Trump u kthye mbrëmjen e së premtes në Uashington, e gazetarëve që e prisnin atje u tha se pjesëmarrja e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ishte “një udhëtim shumë, shumë i sukesshëm”.

12:06
Nis protesa, Basha niset nga selia e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë fiks në orën 12.00 nga selia e partisë së tij, shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela dhe simpatizantë.

12:04
Haradinajt i refuzohet viza edhe nga britanikët, pas amerikanëve

Mediet në Kosovë thonë se, as Ambasada britanike nuk e ka pajisur deri tani me vizë kryeministrin Ramush Haradinaj, gjë që vë në pikëpyetje sipas tyre pjesëmarrjen e kreut të ekzekutivit në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, që organizohet në fund të shkurtit në Londër.

12:00
Kryemadhi: Protesta, shqiptarët janë këtu për të rrëzuar Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi niset nga selia e LSI-së për t’iu bashkuar kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në hyrje të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

11:44
Simbolet e protestës, fshesa për pastrimin e Shqipërisë nga krimi

Mes një seri simbolesh që po përdoren nga opozita në protestën e mesditës, shfaqen dhe të rinj që mbajnë disa banderola të mëdha me hartën e Shqipërisë, dhe me fshesa në duar.