Një 41-vjeçare ka dhunuar fizikisht dhe psikologjiksht dy fëmijët e saj, duke përfunduar në prangat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Snosëm të Gramshit dhe sipas policisë Gentjana Abazi ka qënë në kushtet e depresionit.

“Arrestimi i saj, u bë pasi në banesë, në kushtet e depresionit dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të saj, vajzës shtetases E.M., 18 vjeçe dhe djalit G.A., 14 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

Në momentin e dhunës babai i tyre nuk ka qenë në shtëpi, ndërsa Abazi mësohet se kurohej me ilaçe kundër depresionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel