Sekuestrohen 5 doza heroinë në Gjirokastër, arrestohet 37-vjeçari

29/01/2018 09:17
Foto ilustruese

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar pesë doza heroinë dhe 940 fara kanabis sativa, duke vënë në pranga dhe poesduesin e tyre.

Në lagjen “18 shtatori” gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Ahmet Lanit, 37 vjeç, u gjetën 4 doza heroine.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet dhe një dozë tjetër me heroinë, si dhe dy qese me 940 fara kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel