Rama: Afër çeljes së negociatave me BE-në falë Partisë Socialiste

29/01/2018 11:37

Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet të fondacionit “Qemal Stafa”, deklaroi se nëse sot Shqipëria është më afër se kurrë momentit historik të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, kjo i dedikohet Partisë Socialiste.

“Ne ia dolëm aty ku shumëkush mendonte dhe propagandonte se nuk do ia dilnim dot. E përfshimë reformën në drejtësi në program me bindjen se koha e kishte vënë në rend dite. Nëse sot Shqipëria është më afër se kurrë momentit historik të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, kjo i dedikohet Partisë Socialiste, kësaj force politike që e mori në sy sfidën dhe rrezikun”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Sot, sfida për ta bërë Shqipërinë më të mirë është një sfidë që është thellësisht në dorën tonë. Përmes realizimit në terren të kësaj reforme të pandalshme. Çfarë ka ardhur më pas ka provuar pandalshmërinë e saj”, shtoi Rama.

Top Channel