E mërkurë, 31 Janar 2018
10:49
Haradinaj, “Most Wanted”. “Time” e rendit në mesin e krerëve më të kërkuar

Gjykata Speciale tërheq vëmendjen deri në atë pikë mbi Ramush Haradinajn, sa e kthen në njërin prej personazheve që revista prestigjioze “Time” ka zgjedhur t’i përshkruajë si “5 të arratisurit më të kërkuar gjeopolitikë të botës në 2018-n”, duke e bashkëngjitur me emrat e Carles Puigdemontit, Fethullah Gulenit, Julian Assange dhe Mikhail Saakashvilit.

10:42
Emri i Maqedonisë, Nimetz: Koha për zgjidhje është tani

Negociatori special i OKB-së, Matthew Nimetz, që ka vizituar Athinën i ka kërkuar Greqisë dhe Maqedonisë që të përfitojnë nga momenti dhe të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre shumëvjeçare për çështjen e emrit.

10:35
Zyrtare, Sadiku kalon te Levante në La Liga

Përmes një komunikate zyrtare në faqen e internetit dhe rrjetet sociale, klubi spanjoll i Levantes ka njoftuar blerjen e shërbimeve të sulmuesit shqiptar, Armando Sadiku, kartonin e të cilit e zotëronte deri më sot ekipi polak i Legia Varshavës.

10:24
Kufiri me Malin e Zi, Limaj: Marrëveshja mund të korrigjohet

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është një ndër kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

10:22
Vrasja në Tiranë, arrestohet Mario Meshini. “Ishte në vendin e ngjarjes”

Mario Meshini u arrestua nga policia si i përfshirë në atentatin mafioz ndaj Devi Kasmit. 26 vjeçari dyshohet se është personi që nxorri në pritë viktimën.

10:12
Këshilli Bashkiak, diskutohet për autobusët elektrikë

Këshilli bashkiak i Tiranës mblidhet sot për të miratuar një sërë vendimesh, mes të cilëve ajo për autobusët elektrike, dhe nderimi i dy shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare.

10:05
Nga “Muri” tek heqja e lotarisë, propozimi i Donald Trump për emigracionin

Në fjalimin drejtuar Kombit, Presidenti amerikan Donald Trump e bëri të qartë se do të vazhdojë përpara me ashpërsimin e rregullave për emigracionin.

10:00
Braimllari: Siguria Kombëtare, komision eskursionesh

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari shkruan në profilin e tij në Facebook, se komisioni i Sigurisë Kombëtare është kthyer në një komision eskursionesh, ndërkohë që sot duhet të diskutohet për ekstradimin e Nezar Seitit, e mjaft çështje të tjera, që kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare.

09:53
“3 lëndë, 6 orë”, Nikolla: Lehtësim në dobi të cilësisë. Opozita: Rrëzon planin mësimor

Komisioni Parlamentar i Edukimit është përfshirë nga debatet gjatë raportimit të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për nismën “3 lëndë në 6 orë”, që do të zbatohet nga 1 shkurti në sistemin shkollor parauniversitar.

09:45
Në supermarket me kartëmonedha false, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 23-vjeçar që përdorte kartëmonedha të falsifikuara. Enea Shera është vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar “Supermarketi”.

09:29
Ndërron jetë ish-tekniku i kombëtares italiane, Azeglio Vicini

Futbolli italian është në zi. U nda nga jeta në qytetin e Breshias ish-trajneri i përfaqësueses italiane në vitet ‘90, Azeglio Vicini, që në muajin mars do të festonte 85-vjetorin e tij të lindjes.

09:01
Drogë dhe prostitucion, 50 të arrestuar në Itali; mes tyre edhe shqiptarë

Të paktën 50 persona kanë përfunduar në pranga, për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, në një seri operacionesh policie të zhvilluar në qytete të ndryshme në veri të Italisë.

08:54
Moti sot me kthjellime, vranësira në veri

Edhe këtë të mërkurë moti mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave. Këto të fundit do të shfaqen kryesisht në ekstremin verior.

08:51
Shenja e ditës, Luani

Hëna në shenjën tuaj e bën çdo gjë rreth jush më të bukur. Në punë ndihesh mjaft i vlerësuar nga eprorët e tu, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse të vlerësojnë për sa i aftë je dhe sa efiçent.

08:46
Fjalimi për kombin, Trump: Moment i ri amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump u përpoq të shfaqte sa më shumë optimizëm në fjalimin e tij të parë për kombin, duke u bërë thirrje demokratëve dhe republikanëve që të shohin përtej ndarjeve të thella kombëtare në mënyrë që të punojnë për popullin amerikan.

08:44
Tiranë, përfshihet nga flakët autobusi. Nuk ka dëme në njerëz

Një autobus është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në kryeyqtet.

08:15
Afganistan, tërmet me magnitudë 6.2

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur Afganistanin, në një zonë përkrah kufirit me Pakistanin.

02:32
Surpriza në merkato, Giroud te Chelsea

Olivier Giroud do të mbahet mend për gola spektakolarë te Arsenali, por sulmuesi francez në kaq vjet me fanelën e “Topçinjve” nuk ia ka dalë të hyjë në historinë e klubit.

00:01
Shqipëria, shëndetësi e dobët; Raporti: Infrastrukturë e vjetër, kosto të larta

Për të dytin vit radhazi, Rumania rezulton si vendi me sistemin më të keq shëndetësor, sipas ‘Euro Health Consumer Index’ që çdo vit krahason sistemet shëndetësore të vendeve europiane bazuar në faktorë të tillë si të drejtat e pacienteve, koha e pritjes për trajtimet mjekësore, shërbimet e ofruara etj.

E martë, 30 Janar 2018
23:51
Kina luftë tregtare me SHBA

Drejtuesit e një prej organizatave kryesore lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se Kina po përgatitet për mundësinë e një lufte tregtare me Uashingtonin, duke rrezikuar edhe kompanitë e vendeve të tjera.

23:16
Elbasan, i moshuari humb jetën në aksident

Një 70-vjeçar që udhëtonte me biçikletë në rrugën Elbasan-Cërrik, u godit nga një mjet, që drejtohej nga një 49-vjeçar.

23:02
Juventusi mposht Atalantën, finalja më pranë

Bardhezinjtë e massimiliano Allegrit kaluan me sukses sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa mposhtën Atalantën në Bergamo me rezultatin 0-1.

22:47
Vrasja e Ariela Muratajt, psikologia: Nuk është krim pasioni

Vrasja e 21-vjeçares Ariela Muratajt ka tronditur mbarë opinionin shqiptar, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje se çfarë mund të bëhet për të evituar raste të ngjashme.

21:03
“Armando Sadiku drejt Spanjës”

Armando Sadiku, i cili shënoi golin historik për Shqipërinë gjatë Euro 2016-s, i ka dhënë fund flirtit me klubet turke dhe duket se tashmë po e mendon seriozisht kalimin tek spanjollët e Levantes, raportojnë mediat spanjolle.

20:59
Hodhën pistoletën në oborrin e shkollës, arrestohen dy adoleshentë

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga dy adoleshentë, të cilët dyshohet se kanë hedhur një armë zjarri pistoletë në oborrin e një shkolle të mesme.

20:37
Fiks Fare/ Reforma e ujit, qytetarët e Maliqit e kanë paguar, por sërish debitorë

Fiks Fare denoncoi sërish abuzimet në Drejtorinë e Ujësjellësit në Maliq, ku mijëra qytetarë, të cilët kanë paguar faturat ndër vite, dalin debitorë. Pak muaj më parë, qeveria nisi reformën e ujit, ku krahas vendosjes së matësve në puset e ndërtuara nga vetë banorët, synohej edhe mbledhja e debive të vjetra, apo ndërprerja e lidhjeve të paligjshme.

20:13
Sampaoli: Icardi, pranë Real Madrid

Tifozët e Interit nuk do të jetë aspak të kënaqur me fjalët e Jorge Sampaoli, trajnerit të kombëtares argjentinase, Mauro Icardi.

20:01
“Na hiqni helmet”, banorët të alarmuar për plumbin dhe zhivën

Magazinimi i mbetjeve të uzinës së dikurshme të baterive në ambiente aspak të përshtatshme dhe shumë pranë banesave ka shqetësuar edhe banorët e zonës, të cilët kërkojnë largimin e tyre sa më shpejt.

19:41
Negociatat me Greqinë, ku fillon dhe ku mbaron kufiri?

Qeveria shqiptare ka zgjedhur të heshtë për negociatat me Greqinë. Ajo pak që dihet është mësuar nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias. Por janë 2 detaje thelbësore për shqiptarët.

19:38
Pakti detar me Greqinë, reagojnë çamët dhe LSI. Rama: Prisnin të shkruhet

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, së bashku me Shoqatën Çamëria i bënë thirrje publike Kryeministrit dhe Ministrisë së Jashtme që të informojnë shqiptarët dhe në veçanti çamët, për ecurinë e bisedimeve me Greqinë.

19:30
Pakti detar me Greqinë; Çfarë negocioi qeveria “Berisha” në 2009-ën

Në marrëveshjen e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese për delimitimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ekspertët patën kundërshtuar disa momente të rëndësishme, ku Shqipëria sipas përllogaritjeve të tyre humbiste territor 335 kilometra katrorë.

19:14
Aksident me 3 të plagosur në hyrje të Vlorës

Një aksident me 3 persona të plagosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, në zonën e njohur si “Pusi i Mezinit”.

18:44
“Ditë e zezë” për Interin, Nagatomo te Galatasaray

Pas 7 vitesh duket se mbrëmjen e sotme Interi do të humbasë shërbimet e mbrojtësit japonez Nagatomo.

18:33
Nisma antikorrupsion në Arabinë Saudite gjeneroi 106 mld USD

Operacioni antikorrupsion në Arabinë Saudite ka gjeneruar 106.7 miliardë dollarë si pasojë e marrëveshjeve, tha prokurori i përgjithshëm i mbretërisë.

18:21
Ambra Meda: Po të mos ishte daja, nuk do isha këtu

Vite më parë, ajo u diagnostikua me kancer dhe rasti i Ambra Medas u bë i famshëm, jo për shkak të sëmundjes së saj, por si adoleshentja në atë kohë dilte në video të ndryshme dhe shprehej besimplotë se do ia dilte të mposhte sëmundjen e saj.

18:14
Rashica me ndihmën e Altin Lalës në Gjermani

Milot Rashica po formalizon në limitin e merkatos së janarit, transferimin më të bujshëm të karrierës.

18:09
Reagon MEPJ: Delimitimi i hapësirave detare me Greqinë, në interes të të dy vendeve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pasditen e sotme duke i vlerësuar si të pabazuara reagimet në lidhje me procesin e diskutimeve në tërësi me Greqinë, e më posaçërisht për çështjen e delimitimit të hapësirave detare.

18:03
Vota pro aeroportit të Vlorës, deputeti i PD sqaron qëndrimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, përmes një statusi në Facebook ka sqaruar se arsyen se përse ai votoi pro aeroportit të Vlorës në Komisionin e Ekonomisë.

17:45
City vendos rekord, 65 milionë euro për Laporte

Manchester City kishte bërë të ditur se nuk do të finalizonte asnjë lëvizje në merkaton e janarit, por kur iu prezantua mundësia për të marrë një mbrojtës cilësor edhe pse me kosto të ekzagjeruar, vendosi të veprojë shpejt dhe në hije.

17:14
Top Channel arrin 1.4 milionë ndjekës në FB

Top Channel ka arritur ditën e sotme 1.4 milionë ndjekës në “Facebook”, duke vijuar të qëndrojë televizioni dhe faqja online shqiptare më e ndjekur në rrjetet sociale.

16:40
Kryemadhi: Rama fal detin për pak mëshirë nga Greqia

Pas deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili tha se është arritur dakordësi me Shqipërinë për sa i takon vijës së kufirit detar mes dy vendeve dhe thotë se Greqia do të përfitojë nga kjo 12 milje detare, ka reaguar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

16:24
Plagoset me armë një 19-vjeçar në Fier

Një 19-vjeçar është dërguar i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në spitalin e Fierit.

15:05
Në pritje të landfillit…tonelata me mbetjet përfundojnë në lumë

Që prej vitit 1987, në buzë të lumit Devoll, në fshatin Rreth Tapi hidhen mbetjet e Kuçovës dhe Kozares. Pas ndarjes së re territoriale janë shtuar edhe Lumasi e Perondia, duke bërë që mbetjet e 56 mijë banorëve dhe bizneseve të derdhen çdo ditë pranë këtij lumi.

15:00
“Patriotë me çizme e çamëristë…”, Rama reagon për “detin” me Greqinë

Një intervistë e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias për televizionin shtetëror në Greqi, ku ai thotë se ka një dakordësi me Shqipërinë për kufirin detar, prej të cilit Greqia përfiton 12 milje detare ka rikthyer në qendër të vëmendjes këtë temë.

15:00
Uzina e Ballshit e mbyllur, punonjësit në pritje për të rifilluar punën

Në uzinën e përpunimit të thelle të naftës në Ballsh nuk ka shenja jete prej rreth 3 muajsh.

14:50
Minatorët: Protesta për statusin

Sindikatat që përfaqësojnë minatorët kanë qenë të ndara sa u takon propozimeve për statusin e minatorit.

14:28
Basha në Bruksel: BE, shqetësim për ngecjen e reformës në drejtësi

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar me drejtues të lartë të Partive Popullore Europiane në Bruksel, ku konfirmoi se opozita mbështet plotësisht çeljen e negociatave të anëtarësimit mbi bazën e meritës.

14:21
SHBA publikoi “listën e Putinit”, reagon kreu i Kremlinit: Prek popullin rus

Lista e publikuar nga Departamenti amerikan i Thesarit, si pjesë e ligjit të sanksioneve që synon të ndëshkojë Moskën për ndërhyrjen në Presidencialet amerikane, e ka irritur shefin e Kremlinit Vladimir Putin, i cili deklaroi se raporti shënjestron në fakt të gjithë popullis rus.

14:16
Aeroporti i Vlorës, pr/ligji kalon në Komision; banorët e Akërnisë: Do të sjellë zhvillim

Qeveria paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë projektligjin që i jep të drejtë qeverisë të negociojë kontratën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

14:10
Ndotja e Prishtinës, reduktohet numri i makinave që hyjnë në qytet

Ulja e mjeteve që qarkullojnë në Prishtinë është parë nga zyrtarët lokalë dhe ata qeveritarë si një mënyrë për të lehtësuar ndotjen e madhe të ajrit në kryeqendrën e Kosovës.

14:03
Luan Rama: Nazer Seiti u hoq nga duart e drejtësisë

Luan Rama, në një deklaratë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi se “Nazer Seiti u hoq nga duart e drejtësisë shqiptare”.

14:01
Braimllari denoncon drejtorin e dënuar, Peleshi e largon nga detyra

Paraditen e të martës deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari denoncoi se është emëruar drejtor i Ujitjes dhe Kullimit për Korçën një person i cili ka vendim të formës së prerë.

13:35
Aksident në Lezhë-Milot, një i vdekur e 4 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit të ndodhur rreth mesditës në aksin rrugor Lezhë-Milot.

13:31
PDIU: Rama dhe Bushati të na sqarojnë për çështjen çame

PDIU kërkon nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm të informojë shqiptarët për ecurinë e bisedimeve me Greqinë për çështjen çame, duke sjell në vëmendje edhe rezolutën në fuqi që u miratua në 2012.

13:30
Ndotja alarmante, Shkupi aktivizon sërish transportin publik falas

Ndotja alarmante ka detyruar Bashkinë e Shkupit të aktiviziojë sërish transportin publik falas në kryeqytetin e Maqedonisë.

13:21
Rrëzohet propozimi i PD-së për tekste falas në arsimin parauniversitar

Komisioni i Edukimit dhe Medias ka rrëzuar propozimin e Partisë Demokratike për tekste falas në arsimin parauniversitar për familjet në nevojë dhe për ata në diasporë, por propozimi do të kalojë për votim dhe në seancë plenare.

13:20
Pakt për detin? Kotzias: Kemi rënë dakord për zgjerimin me 12 milje të ujërave greke

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaron se është arritur dakordësi me Shqipërinë përsa i takon vijës së kufirit detar mes dy vendeve dhe thotë se Greqia do të përfitojë nga kjo 12 milje detare.

13:15
Bisedimet me Greqinë, LSI: Maxhoranca na ka mashtruar

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar përmes dy eksponentëve të saj, ish ministres së Integrimit, Klajda Gjosha dhe Petrit Vasilit lidhur me bisedimet Shqipëri-Greqi.

13:02
BE “ja pret” shkurt Britanisë: S’ka përzgjedhje “në shportën” tonë

Bashkimi Europian i ka rikujtuar Britanisë së Madhe se nuk mund të largohet nga blloku dhe më pas të përfitojë lehtësi preferenciale në marrëdhënien e re me Brukselin.

12:09
Holokausti, Bushati: “Përtej detyrës”, motoja e këtij viti

Motoja e përkujtimit këtë vit të Holokaustit është “Përtej Detyrës”, sepse mësimet e nxjerra prej tij e tejkalojnë detyrën imediate. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Holokaustit.

11:19
Fizibiliteti i Aeroportit të Vlorës. Opozita kërkon studimin, Gjiknuri s’jep detaje për ofertën

Studimi i fizibiliteti për aeroportin e Vlorës është bërë objekt debati në Komisionin e Ekonomisë mes deputetëve të opozitës dhe dy ministrave, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

11:02
Flota e peshkimit pa GIS, Panariti: Cenohet siguria kombëtare

Ashtu si nënkryetari i LSI-së, Luan Rama edhe ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti jep alarmin për cënim të sigurisë kombëtare.

10:40
Pakti grek për emrin e Maqedonisë, Kotzias: Brenda shkurtit

Vetëm disa orë para mbërritjes në Athinë të negociatorit të OKB-së, Matthew Nemetz, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar në televizionin publik “ERT” se, qeveria greke është duke përgatitur një pakt të përgjithshëm, që brenda muajit shkurt do t’ia propozojë Shkupit zyrtar për sa i përket të gjithë kontekstit të çështjes së emrit.

10:05
Drogë e armë në banesën e viktimës. Policia kërkon Domart Konjarin për vrasjen e Devi Kasmit

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person në lidhje me ekzekutimin e 41-vjeçarit, Devi Kasmi. Kasmi u ekzekutua pasditen e së hënës në rrugën “Kongresi i Manastirit” me katër plumba.

10:05
Një kopsht për Ndroqin nga shqiptarët e Trentinos

Dy vjet më parë bashkia e Tiranës ndërmori nismën “Adopto një kopsht” nga e cila u transformuan 27 institucione për fëmijët.

09:56
Peleshi: 25% më shumë mbështetje për fermerët e rinj

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është shprehur në një bashkëbisedim me të rinjtë e Pogradecit se qeveria do të japë 25% më shumë mbështetje për fermerët e rinj, duke u kërkuar atyre të aplikojnë për skemën e re kombëtare.

09:49
Ahmetaj: Synojmë vitin e ardhshëm rritje ekonomike 4.2 %

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se vitin e ardhshëm synohet një rritje ekonomike prej 4.2 %, një ndër më të lartat në rajon. Ai ka folur në eventin “Bleta e Artë 2017”.

09:42
Dhunon nënën dhe vëllain, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi ka dhunuar nënën dhe vëllain e tij.

09:26
Avioni rus “qeth” homologun amerikan

Diçka të ngjashme duhet të kenë parë dhe përjetuar anëtarët e ekuipazhit të një avioni spiun amerikan EP3, kur një mig rus i fluturoi vetëm 1,5 metra larg mbi Detin e Zi.

09:19
SHBA i jep fund ndalimit të hyrjeve nga “vendet e rrezikshme”

Pas një viti zhurme të jashtëzakonshme, SHBA i ka dhënë fund ndalimit të hyrjeve të shtetasve nga 11 vende të rrezikut të lartë, por vizitorët do të përballen me masa të reja sigurie.

08:53
Transferim “bombë” në NBA

Vjen lajmi i parë befasues nga merkatoja e dimrit në NBA.

08:27
Paralajmërimi i shefit të CIA-s: Rrezik nga Kina dhe Rusia

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo iu rikthye paralajmërimeve mbi rrezikun e ndërhyrjeve ruse, duke deklaruar hapur se pret që Moska të shënjestrojë zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

01:05
Indi, 21 milionë vajza ‘të padëshiruara’

Dëshira e prindërve në Indi për të pasur djem, ka krijuar 21 milionë vajza të “padëshiruara”, vlerëson një raport i qeverisë vendase.

00:19
Irlanda përgatit referendumin për rregullimin e ligjit për abortet

Qeveria irlandeze ka rënë dakord të mbajë një referendum në fund të majit, për të vendosur mbi reformimin e ligjit mbi abortin, që është pothuajse totalisht i ndaluar.

E hënë, 29 Janar 2018
23:27
Rusia akuzon SHBA-të: Po ndërhyn në zgjedhjet tona

Një raport i pritshëm i Shteteve të Bashkuara, që mund të sanksionojë oligarkë të lidhur me Kremlinin, është një përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale ruse të marsit.

23:17
Tabloidi ‘The Sun’ shkruan për këngëtarin shqiptar

Në edicionin e këtij viti të festivalit europian, Shqipëria do të shpresojë të sigurojë fitoren me këngëtarin Eugent Bushpepa, por a do t’ia dalë?

22:49
Kritikohej nga Trump, dorëhiqet numri dy i FBI

Andrew McCabe, numri dy i Byrosë Federale të Hetimeve, të cilin Presidenti Donald Trump e ka kritikuar publikisht për subjektivizëm politik, dha dorëheqjen nga FBI-ja disa javë përpara daljes në pension.

21:28
Portieri i “tripletës” në Brazil, Cesar te Flamengo

Do të mbahet mend në historinë e Ibnterit si portieri i tripletës, në një sezon fantastik ku zikaltrit e drejtuar nga Mourinho arritën të fitojnë 3 trofe, me Ligën e Kampioneve si qershinë mbi tortë.

21:24
NASA: Më 31 janar, Hëna e trefishtë

NASA po i kërkon vëzhguesve të qiellit të dalin jashtë më 31 janar për të shikuar atë që agjencia hapësinore po e quan hënën e trefishtë.

20:36
Denoncimi i Fiks Fare: Si rekrutohen vajzat për shërbime seksuale në Europë

Fiks Fare zbuloi skemën si rekrutohen vajzat shqiptare për shërbime seksuale në Europë.

20:19
Kotzias në interpelancë: Nuk ka çështje çame

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias i thirrur në interpelance nga shefi i Çështjeve të Jashtme të Demokracisë së Re, Jorgos Kumutsakos, në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve të fundit me homologun shqiptar Bushati, ka deklaruar në parlament se në këto bisedime nuk është përfshirë aspak çështja çame.

19:53
Kandidatet për KLGJ-KLP, mungon konsensusi, lista e dytë sërish me short

Pas rrëzimit të listës së parë nga Parlamenti nënkomisioni i posaçëm dështoi të gjente konsensus edhe për së dyti.

19:10
Atentat në Tiranë, vritet me armë zjarri një person

Një 41-vjeçar u ekzekutua në Tiranë, pas një prite të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin Devi Kasmi.

18:53
Vrasja e Ariela Muratajt, familjarët: Aldisoni e përndiqte dhe e kërcënonte

Familjarët e tjerë të Arielës tregojnë se Aldisoni e përndiqte vajzën dhe e kërcënonte herë pas here se do t’i vriste motrën nëse ajo nuk i përgjigjej apo nuk i tregonte se ku ndodhej.

18:25
Vrasja e studentes, motra e Ariela Muratajt tregon momentet e tragjedisë

Në emisionin e kësaj të hëne në “Pasdite në Top Channel” kanë folur për herë të parë familjarët e studentes 21 vjeçare, Ariela Murataj, që u vra në Tiranë pak ditë më parë nga Aldison Belulaj. Motra e viktimës tregon të vërtetën e ngjarjes dhe lidhjen që kishte viktima me vrasësin.

16:23
Hidhet shorti për KLGj e KLP, ja lista nr.2 që do të shkojë në Parlament

Andi Murataj është i vetmi kandidat nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pas përjashtimit nga ky proces i Altin Hazizajt për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

16:18
Big Brother VIP…së shpejti në Top Channel

Të përndiqesh nga portalet! Të bësh selfie me fansat! Të dobësohesh me palestër! Të parakalosh në tapet të kuq! Të dobësohesh me ndihmën e doktorit! Të marrësh vesh dallaveret e fundit! Të bësh thonjtë! Të bësh thonjtë! Të zgjedhësh madhësinë e gjoksit! Të frysh buzët pa rënë në sy!

15:31
Vodhi celularë në një dyqan, arrestohet izraeliti “endacak”

Një 37-vjeçar, i lindur në Vlorë, por me pasaportë izraelite, është kapur nga patrullat “Shqiponjat” pasi kishte vjedhur 8 aparate celularë në një dyqan në Paskuqan.

15:29
Gramsh, pranë banesave 20 ton mbetje plumbi dhe zhive

Rreth 20 tonë mbetje të rrezikshme të uzinës së dikurshme të prodhimit të baterive në Gramsh, prej më shumë se 5 vitesh, janë depozituar në një magazinë e cila jo vetëm nuk plotëson asnjë prej standardeve të ruajtjes së lëndëve të rrezikshme, por për më tepër është në mes të një zone të banuar në periferi në qytetit.

15:27
Riorganizimi i lëndëve mësimore. Prindërit e nxënësve të ndarë, politika në debat

Shtyhet sërish mbledhja e Komisionit të Edukimit, për skemën e re të shpërndarjes së orëve mësimore “3 lëndë në 6 orë”.

15:17
Aeroporti i Vlorës, projekti votohet vetëm nga PS

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e miratoi vetëm me votat e e mazhorancës projekt ligjin që autorizon qeverinë për të negociuar një kontratë koncesionare për ndërtimin e një aeroporti të ri ndërkombëtar në Vlorë.

15:13
Opozita paraqet pr/rezolutë për “Jeruzalemin”. PD: Të ndryshojmë votën në OKB.

Në Komisionin për Politikën e Jashtme, ministri Ditmir Bushati ishte thirrur për një seancë dëgjimore, ku në rendin e ditës ishin negociatat me Greqinë dhe votimi i Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-se, lidhur me rezolutën për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.

15:13
Ekstradimi i Seitit, Rama: Jo hetim administrativ, por penal

Për nënkryetarin e LSI-së, Luan Rama ekstradimi i Nezar Seitit është rasti që tregon se shteti është kundër drejtësisë.

15:13
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, më shumë politikanë mes 23 kandidatëve

Rreth një javë nga data e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që do të mbahet më 7 shkurt në Durrës, Top Channel ka mësuar 23 kandidatët në garë për 9 vendet e Komitetit Ekzekutiv.

15:09
“Stacioni”, arrestohet shpërndarësi i heroinës në Berat

Një 33-vjeçar në Berat është vënë në pranga si shpërndarës heroine.

15:08
Statusi, nisma për minatorët rrëzohet edhe në Komision

Pas mendimit negativ të dhënë nga Qeveria, Komisioni i Punës e rrëzoi me votat e mazhorancës projektligjin për statusin e minatorit të propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

15:00
Ekstradimi i Nezarit, të gjithë nën hetim

Prokuroria e Durresit nis hetimet për mënyrën se si u ekstradua në Itali Nezar Seiti, për fatin e të cilit katër institucione pretendojnë se nuk kishin informacion se ai po hetohej nga Krimet e Rënda, e për këtë arsye ai nuk duhej të largohej nga Shqipëria.

14:59
Presidenti grek: Pro integrimit, por Shqipëria të respektojë pakicat dhe pronat

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ka kërkuar mbështetjen e homologut të tij izraelit, Reuven Revlin, në vizitën dyditore të këtij të fundit në Greqi, për sa u përket marrëdhënieve të Athinës me Ankaranë, Shkupin dhe Tiranën.

14:15
P/ligji për statusin e minatorit, Spahiu: Maxhoranca e politizoi

Pasi qeveria e quajti propozimin e deputetit të LSI-së Përparim Spahiu për statusin e minatorit si shkelje kushtetuese, vetë ky i fundit ka reaguar duke e quajtur politizim të tij.

14:05
Gara për KLGj, përjashtohet Altin Hazizaj, Prokuroria: Subjekt i dekriminalizimit

Altin Hazizaj, kandidat i propozuar si i shoqërisë civile për Këshillin e Lartë Gjyqësor është përjashtuar nga gara në Komisionin ad hoc.