Top Channel ka arritur ditën e sotme 1.4 milionë ndjekës në “Facebook”, duke vijuar të qëndrojë televizioni dhe faqja online shqiptare më e ndjekur në rrjetet sociale.

Pak kohë më parë, Top Channel ndryshoi edhe faqen e website, duke ardhur me një version më të lehtë për lexuesit e tij.

Sot, në orën 16:27 në rrjetin social “Facebook” Top Channel arriti shifrën rekord prej 1.4 milionë ndjekës.

Ju falenderojmë të gjithëve që vizitoni faqen tonë.

Top Channel