E enjte, 01 Shkurt 2018
19:48
Aeroporti, në Kukës gjithçka gati, mungojnë vetëm avionët

Aeroporti i Kukësit, i gatshëm për të pritur njëherazi 5 avionë, i marrë në dorëzim nga autoritetet në vitin 2006, nuk është vënë asnjëherë në punë. Pengesat e fundit ligjore janë hequr përpara dy vjetësh me ndryshimi e marrëveshjes koncesionare me Rinasin, i cili nuk ka më ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.

19:39
Kush është Nezar Seiti?! Profili i “financierit” të grupit të Habilajve

Kush është Nezar Seiti?! Pas operacionit në Babicë të Vogël ku u sekuestrua 4 ton kanabis në tetor të vitit të kaluar, policia me urdhër të prokurorisë ushtroi kontrolle edhe në zona të tjera të Vlorës.

19:01
Kuqezinjtë e Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut

Shqipëria do të prezantohet në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut këtë vit me dy skiatorë, Erion Tola dhe Suela Mehilli.

18:43
Shantazh përmes parave, FIFA në “skenë” kundër agjentëve

Merkatoja e transferimeve të janarit në futbollin europian dhuroi jo pak lëvizje të bujshme që krijuan gjithashtu terren për agjentët që të arkëtojnë fitime kolosale, si tarifa ndërmjetësuese.

18:11
Burg pa afat për zv/kryetarin e Bashkisë së Dibrës

Gjykata e Dibrës ka dhënë pasditen e sotme masën e ndalimit për zëvendës kryetarin e Bashkisë, i cili u arrestua pas dhunës ndaj zyrtarëve të kësaj bashkie një ditë më parë.

18:08
Drogë nga Maroku në Itali, mes të arrestuarve edhe një çift shqiptar

Një çift shqiptarësh janë mes 50 të arrestuarve në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

18:06
Aksident i tmerrshëm me “Range Rover”, vdes ish-basketbollisti i NBA

Ish-basketbollisti i NBA, Rasual Butler ka humbur jetën së bashku me bashkëshorten e tij në një aksident të tmerrshëm automobilistik.

18:05
Mesul Ozil me Arsenalin deri në vitin 2021

Mesut Ozil ka zgjatur zyrtarisht qëndimin e tij me Arsenalin, duke u bërë njëkohësisht edhe futbollisti i dytë më i paguar në Angli, me 400 mijë euro në javë.

17:38
Bllokohen nën tokë 950 minatorë në Afrikën e Jugut

Rreth 950 minatorë kanë mbetur të bllokuar nën tokë në Afrikën e Jugut.

16:45
Plagoset me thikë një 35-vjeçar në Korçë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës.

15:28
Thaçi flet në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë: Specialja, e imponuar!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në një konferencë për mediet në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së vendit, ku ka listuar disa prej arritjeve, siç i ka cilësuar ai, por ku nuk ka mundur të shmangë edhe interesin e medias për disa prej temave më të rëndësishme, si Gjykata Speciale.

15:22
Mësimi me orarin e ri, flasin mësues dhe nxënës

Në klasën e dytë dytë, në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, lënda e matematikës për herë të parë në ciklin fillor zgjati 2 orë, nën drejtimin e mësuese Brunildës.

15:22
Protestë me këmborë për subvencionet, blegtorët e Dibrës kërkojnë pagesat

Blegtorët e Dibrës u mblodhën për të protestuar në qendër të Peshkopisë.

15:17
Sherri për “tepsinë” e Dibrës; divorci PS-PDIU ka nisur në qendër

Një ditë pas sherrit në Dibër, deputetja e zonës e PDIU nuk pranoi të prononcohet. Marrëdhëniet me socialistët kanë qenë të ngrohta një vit e gjysmë më parë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore për Bashkinë e Dibrës, një test i aleancës së re PS-PDIU, përmes të cilës Edi Rama synonte t’i tregonte LSI-së se mund të bënte edhe pa të.

15:07
“Dërgimi i Nezarit në Itali, antiligjor”. Eksperti i ekstradimeve: Një rast i pashembullt

Për 19 vjet Arben Braçe ka drejtuar Departamentin e Ekstradimeve në Ministrinë e Drejtësisë të njohur si Drejtoria e Marrëdhënieve Gjyqësore me Jashtë.

15:06
Mbikalimi i “vdekjes” në Durrës, njerëzit vazhdojnë të rrezikojnë jetën

Rruga pranë ish zonës së Kënetës në qytetitn e Durrësit vazhdon të mbetet problematikë për këmbësorët. Por këtë herë nuk është mungesa e një mbikalimi që përbën problem por rreziku që marrin përsipër kalimtarët e zonës duke mos e respektuar atë dhe duke përdorur rrugën e automjeteve për të kaluar.

14:59
Nafta “Virgin”, prokuroria kërkon 15 vite burg për Xhillarin

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen lidhur me skandalin e naftës Virgin.

14:54
Nimetz, optimist: Zgjidhje që nuk rrezikon identitetin e maqedonasve

Ndërmjetësuesi i OKB-së për emrin e Maqedonisë, Mattheë Nimetz deklaroi gjatë konferencës për shtyp, të dhënë në përfundimin e takimit me ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov se, është optimist për sa i takon gjetjes së një zgjidhjeje që nuk rrezikon identitetin e maqedonasve.

14:31
Reforma e ujit, nis aksioni në Tiranë

Task Forca dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë kanë nisur kontrollet në kuadër të reformës së paralajmëruar në ujësjellës.

14:30
Riparim 5.6 mld paund për “Westminster”-in

Pallati “Westminster”, i cilësuar shpeshherë si ndërtesa më e famshme e një Parlamenti në botë, po rrënohet nga koha.

14:13
Deputetja e LSI-së: Kuvendi s’ka më etikë. Kod lufte e ngacmime seksiste

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj tha para mediave se në sallën e Kuvendit ka marrë fund kodi i etikës.

14:05
Shërbimi publik, përgjysmohen dokumentet për Ministrinë e Bujqësisë

Në tryezën “Reforma e Shërbimeve Publike dhe ecuria e Procesit të Derregullimit”, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi bëri të ditur se do të përgjysmohet numri i dokumenteve që kërkohen nga ministria e tij.

13:52
“Deti”, flet Myslym Pasha: Nuk ka ende një marrëveshje

Përmes një postimi në Facebook, Prof. Myslim Pasha ka qetësuar të gjithë ata që i kërkojnë të reagojë në lidhje me bisedimet e reja Shqipëri-Greqi për detin.

13:32
Alarm fals për bombë pranë Bashkisë së Tiranës

Një valixhe e dyshimtë është gjetur rreth mesditës pranë godinës së Bashkisë së Tiranës.

13:29
Ecclestone, kundër “Liberty”: Largimi i bukurosheve me çadra, puritanizëm

Një ditë pas njoftimit të pronarëve të rinj të Formulës 1 për heqjen e bukurosheve me minifunde dhe taka të larta që shoqëronin pilotët përpara nisjes së garave, ka reaguar ish-padroni i F1-shit, Bernie Ecclestone.

13:07
Vasili: Sot u konsumua 2 prilli, u vra parlamentarizmi

Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili e quajti seancën e sotme një 2 prill i ri, ku sipas tij u vra përfundimisht parlamentarizmi.

12:56
“Hajdut! Kriminel!”, mazhoranca voton nën “korin” e opozitës; rrëzohet lista e dytë për KLGj e KLP

Nën korin e opozitës, që përsëriste thirrjet “Hajdut! Kriminel” duke përplasur duart mbi foltore dhe tavolina, mazhoranca nisi votimin e projektligjeve të rendit të ditës.

12:22
Përurohen serverat e UKT, Veliaj-qytetarëve: Shfrytëzoni shkurtin për kontratat

Bashkia e Tiranës dhe USAID përurojnë dhomën e serverave të UKT dhe programin e ri. Ky projekt do të sjellë përmirësim në monitorimin e të gjitha depove kryesore, sistemin Scada dhe menaxhimin e impiantit të Bovillës.

12:20
Berisha: Rama u dorëzoi gazin e naftën grekëve, ne jo!

Para gazetarëve, Sali Berisha nuk e akuzoi Edi Ramën vetëm për ekstradimin e Nezar Seitit, por u ndal edhe tek çështja e kufirit detar me Greqinë.

12:15
Kryemadhi: Protestat nuk do të ndalen

Protestat nuk do të ndalen u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa vijoi se Kuvendi do t’i kthehet normalitetit kur kur t’i kthehet Kushtetutës.

12:07
Basha: Kupola mafioze ekstradoi Seitin. Balla: Opozita i trembet reformës në drejtësi

Me thirrjet “Hajdut, kriminelë” sa herë që nga salla merrnin fjalën deputetët e mazhorancës, opozita vijoi të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit deri në momentin kur Taulant Balla kërkoi ndërprerjen e seancës.

11:41
Meta: Nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e dhunës në familje

Nuk do të ketë falje dënimi për të dënuarit për dhunë në familje është shprehur kreu i shtetit Ilir meta në një koncert bamirësie të organizuar nga shoqata “Të ndryshëm, por të barabartë”.

11:29
Arbitrazhi Sportiv (CAS) përmbys dënimin për doping të 28 atletëve rusë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pranoi apelin e 28 prej 39 sportistëve rusë, të përjashtuar përjetë nga aktivitetet sportive për shkak të skandalit të dopingut të shfaqur në Lojërat Dimërore të Sochit, në vitin 2014.

11:16
Opozita refuzon fjalën: Ruçi Shkeli rregulloren!

Deputetët e opozitës refuzojnë lirimin e foltores së Kuvendit dhe as kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, i përjashtuar nga Gramoz Ruçi nuk e la sallën.

11:06
Zv.presidenti i UEFA-s takon Dukën

Ka mbërritur në Tiranë zv/Presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis, i cili mban gjithashtu edhe postin e kryetarit të Komitetit të Federatave në qeverinë europiane të futbollit.

10:46
Negociatat për Brexit, kthesa e kryeministres May zemëron BE-në

Një tjetër pengesë i shtohet kalvarit të negociatave mes Londrës dhe Brukselit. Kryeministrja britanike Theresa May tha se qytetarët europianë që mbërrijnë në Britani gjatë periudhës së tranzicionit “post Brexit”, nuk do të kenë të drejta të njëjta me ata që kanë mbërritur më herët.

10:46
Nezar Seiti “bllokon” Kuvendin; Ruçi përjashton Spahon

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend është ndërprerë ende pa nisur mirë punimet. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren pas refuzimit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për t’i lënë fjalën deputetit, Edmond Spaho.

10:33
Nga arsimi tek lista për anëtarët e KLGj dhe KLP, mblidhet Kuvendi

Kuvendi u mblodh në seancë plenare, ku në rend të ditës këtë të enjte janë disa çështje për të cilat mazhoranca dhe opozita kanë ndasi të thella.

10:20
Intervistë për DW, Haradinaj kërkon njohjet nga BE. Flet për anëtarësimin e Specialen

Tim Sebastian, gazetari i njohur për pyetjet e drejtpërdrejta të tij, me të cilat u përball dikur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ka mbërthyer këtë herë në një intervistë të vështirë kreun e ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj.

09:41
Gjiknuri: Këtë vit nis thellimi dhe zgjerimi i Portit të Durrësit

Këtë vit do të nisë thellimi dhe zgjerimi i Portit të Durrësit, synimi për të cilin është të bëhet një destinacion potencial kroçerash.

09:36
Transportonte nxënës në gjendje të dehur, arrestohet 56-vjeçari

Policia rrugore e Tiranës ka ushtruar një sërë kontrollesh në kryeqytet për transportin e nxënësve në shkolla.

09:14
Ndalimi i makinave në Prishtinë, ajri më i pastër gjatë mbrëmjes

Edhe pse mund të duket e pagjasë, duke qenë se reduktimi i qarkullimit të makinave në Prishtinë nuk ka veçse një ditë që ka hyrë në fuqi, cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar mbrëmjen e së mërkurës ka shënuar përmirësim.

09:05
Zv.presidenti i UEFA-s takohet me kryeministrin Edi Rama

Ka mbërritur në Tiranë zv/Presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis, i cili mban gjithashtu edhe postin e kryetarit të Komitetit të Federatave në qeverinë europiane të futbollit.

08:46
Shteron uji në Kejp Taun

Pamjet e reja satelitore tregojnë se si është zvogëluar rezervuari më i madh i ujit në Kejp Taun, ndërsa qyteti afrikano-jugor i afrohet ditës kur do të mbesë plotësisht pa ujë.

08:40
Holokausti, Polonia miraton ligjin kundër bashkëfajësisë me nazistët

Në një lëvizje që e vendos vendin në kurs përplasjeje me Izraelin, Senati i Polonisë miratoi legjislacionin e shumëdiskutueshëm që e bën të paligjshëm akuzimin e polakëve për bashkëfajësi në Holokaustin nazist.

08:20
Shkodër, makina përplaset me pemën, humb jetën i riu

Rreth orës 06:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një të riu.

00:12
Ergys Kaçe, më në fund te Panathinaikos

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Ergys Kaçe është transferuar te skuadra e Panathinaikosit në Greqi, në orët e fundit të merkatos.

E mërkurë, 31 Janar 2018
23:33
Trump gati të publikojë memon kundër FBI-së

Presidenti amerikan Donald Trump do të publikojë një memo kontroverse të republikanëve, ku pretendohet se brenda FBI-së ekzistojnë paragjykime kundër Trumpit.

23:22
Angeline Jolie në NATO, ja mesazhi që përcjell

Aktorja Angeline Jolie shton përpjekjet në mbrojtje të grave, duke i bërë thirrje NATO-s të ndihmojë në ndalimin e përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte.

22:59
Zhgënjen Chelsea, United ‘bie’ në Londër, Man. City vrapon drejt titullit

Manchester United humbi 2-0 ndaj Totenhemit në Premier League-n angleze duke iu larguar edhe më shumë objektivit për titullin.

22:44
Milan-Lazio, ka “paqe” në “San Siro”

Vetëm 3 ditë pas fitores 2-1 në Serie A, Milani është ndeshur sërish këtë mbrëmje me Lazion, por këtë herë ndeshja ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe u mbyll në një barazim pa gola.

22:32
Aksidentohet treni, brenda tij pjesëtarë të Kongresit amerikan

Treni ku po udhëtonin pjesëtarë të Kongresit amerikan, përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, u përplas me një kamion të mërkurën.

22:24
“Dinastia” Backa: Karateja, jetë për ne

Një familje prej 6 anëtarësh, por me 5 sportistë karateistë, të cilët kanë fituar me qindra tituj dhe duket se karatenë e kanë kthyer në stil dhe motiv jete.

21:35
Serbët në Kosovë nderojnë heronjtë e UÇK-së

Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, nderojnë heronjtë e UÇK-së. Kjo ka ndodhur në fillimin e seancës së Kuvendit, kur u mbajt një minutë heshtje në nder të dëshmorëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

21:32
Danjela, “fenomeni” i “The Voice”: Dëshira më e madhe, të përmirësohet vëllai

Danjela Toçi, 13-vjecarja nga Kukësi që “shkëlqeu” me zërin e saj në “The Voice” vjen në një rrëfim ekskluziv në “Top Show Magazine”.

20:42
Fiks Fare: Skandali i Gjykatës së Apelit, liron “pronarin e drogës”, dënon të pafajshmin

“Fiks Fare” denoncoi një skandal në gjyqësorin shqiptar, ku një person i pafajshëm është dënuar nga Gjykata e Pukës dhe Apeli i Shkodrës, vetëm në bazë të një dëshmie.

20:35
Sherri në Dibër, policia arreston zv/kryetarin e Bashkisë

Pas tensioneve të paradites së sotme në Bashkinë e Dibrës, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ernolt Cani, 34 vjeç, nga Peshkopia, me detyrë Zv/Kryetar i Bashkisë Dibër, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim”.

19:54
Ekstradimi i Nezarit, ministri italian falënderon Shqipërinë

Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando, ka falenderuar autoritetet shqiptare për aprovimin dhe më pas ekstradimin e Nezar Seitit drejt shtetit fqinj, ku po hetohet si pjesë e një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut

19:49
Ekstradimi i Nezarit, KLD heton gjyqtarin që e lejoi, PD akuzon qeverinë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që drejtohet nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, nisi hetimin disiplinor ndaj gjykatësit Kastriot Gramshi për lejimin e ekstradimit drejt Italisë te trafikantit të dyshuar Nezar Seiti.

19:30
Pakti detar me Greqinë, Meta: Po ndjek çështjen, do të veproj konform Kushtetutës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për paktin detar me Greqinë, në një bashkëbisedim me komentuesit në faqen e tij në rrjetet sociale.

19:20
Eva Murati: S’jam nusja e Jozefina Topallit, s’kam ende unazë

Ajo është një nga moderatoret më bukuroshe në ekranet shqiptare, por përveçse punës që ajo bën, Eva Murati njihet edhe për lidhjen e saj me Genar Topallin, djalin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

19:11
Lu: Ku janë rezultatet kundër krimit e korrupsionit?

Përmes një komunikimi të shkurtër në faqen e Facebook të ambasadës së SHBA, ambasadori Lu kërkon një përgjigje nga politikanët, policët dhe prokurorët e vendit: Ku janë rezultatet?

19:09
Eglantina Gjermeni përlotet në “Pasdite në Top Channel”

Në vitin 2009 Eglantina Gjermeni u zgjodh për herë të parë deputete e PS, duke lënë pas profesionin e saj të pedagoges, e në vitin 2013 ajo u emërua Ministre e Zhvillimit Urban.

19:02
Kukësi barazon në Tiranë, Flamurtari mposht Partizanin

Tirana këtë sezon edhe pse ndodhen në Kategorinë e Parë po tregon se është një skuadër e denjë për Superiore.

18:46
Ecja mbi liqenin e ngrirë kthehet në një koncert të natyrës

A e dini se çfarë zhurme bëni nëse ecni mbi një liqen të ngrirë?

15:58
Çerekfinalet e Kupës, Skënderbeu e Laçi, drejt gjysmëfinaleve

Dy ndeshjet e para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, të luajtura në orën 14 të ditës së sotme, kanë përfunduar me fitoren e thellë në shtëpi të Laçit përballë gjirokastritëve të Luftëtarit dhe atë të Skënderbeut, në transfertën durrsake.

15:52
“Protesta” e pazakontë e Delawie, i vë maskë Skënderbeut në Prishtinë

Edhe pse nuk mori pjesë fizikisht në protestën kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka përdorur një mënyrë tejet të veçantë për të shprehur pakënaqësinë e tij me situatën alarmante të ndotjes.

15:51
Vendimi i ekstradimit të Nazer Seitajt, KLD heton gjyqtarin

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtarit që dha vendimin për lejimin e ekstradimit të Nazer Seitajt drejt Italisë.

15:44
Kalimi te Levante, Sadiku: Hap i rëndësishëm për karrierën time

Armando Sadiku ka bërë deklaratën e tij të parë si futbollist i Levantes. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit spanjoll, sulmuesi 26-vjeçar i përfaqësueses shqiptare ka shprehur kënaqësinë e tij për mundësinë që Levante i dha për të luajtur në një kampionat elitar si La Liga.

15:41
Pakti me Greqinë, deputetët e Komisionit të Jashtëm “nuk dinë gjë”

Në bazë të praktikës parlamentare, Komisioni për Punët e Jashtme të Kuvendit është informuar edhe me dyer të mbyllura mbi çështje sensitive që lidhen me interesin kombëtar.

15:36
Kushtetuesja në ngërç; Imeraj dorëhiqet pa u thirrur për Vettingun

Me tre gjyqtarë minus dhe një tjetër që i ka përfunduar mandati, Gjykata Kushtetuese e konsideruar si roja e kushtetutës tashmë është fare pranë vijës së kuqe të mosfunksionimit.

15:26
Mbijetesa në rrugë; një ditë me tregtarët shëtitës

Zënia e trotuareve nga ambulantët është kthyer prej kohësh në shqetësim, jo vetëm për qytetarët durrsakë dhe ata që vizitojnë qytetin e Durrësit, por edhe për vetë tregtarët ambulantë të tregjeve, që shpesh kanë protestuar kundër konkurrencës së pandershme nga individët, që në mënyrë të pakontrolluar shesin produktet e tyre në rrugë.

15:21
Ndotje alarmante e ajrit në Korçë

Në qytetin e Korçës po mbretëron një gjendje alarmante nga ajri i ndotur. Stina e ftohtë, përveç elementeve të përhershëm, shoqërohet edhe me shtimin e ndotësve të ajrit, që vijnë si pasojë e përdorimit të druve të zjarrit apo edhe qymyrit për ngrohje.

15:19
Gjyqtarët shëtitës, ish-anëtari i KLD-së: Gjykatat nuk funksionojnë mirë

Artan Gjermeni, ish-anëtar i KLD është gjyqtar prej 27 vitesh. Nga gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ku ka zyrën, prej gjashtë muajsh Gjermeni është kthyer në një gjyqtar shëtitës si shumë të tjerë.

15:07
Grushta për “tepsinë” e Dibrës, arrestohet zv.kryetari i Bashkisë

Tensionet mes PDIU-së, që de facto kontrollon Bashkinë e Dibrës dhe kryetarit të Bashkisë, socialistit Muharrem Rama, shpërthyer në mërkurën në një formë të dhunshme përmes një rrahje masive.

15:07
Kthimi i pronave shqiptare, nga heqja e “ligjit të luftës” nuk përfitojnë çamët

Athina dhe Tirana kanë akord për heqjen e ligjit të luftës. Rrëzimi i ligjit do të heqë edhe pengesat për rimarrjen e pronave, që shtetasve shqiptarë iu sekuestruan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

14:54
Banka pronare e rafinerisë, ARMO u mor në ankand përmbarimor

Pamja në rafinerinë e naftës në Ballsh është një dryn mbi portën kryesore, asnjë punëtor, asnjë personel i administratës. Po kush e ka në pronësi ARMO-n?

14:53
Disiplina kryqëzon Starovën, 8 ndeshje pezullim

Reagimi i ashpër i trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova, në mbyllje të ndeshjes së javës së shkuar me Flamurtarin, ndaj gjyqtarëve të takimit ka sjellë dhe reagimin e ashpër të Komisionit të Disiplinës.

14:48
Rasti “Seitaj”, interpelancë me ministren Gjonaj. PD: Ishte në dijeni të hetimit të nga Krimet e Rënda

Partia Demokratike iu rikhtye çështjes së ekstradimit të Nazes Seitajt. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë për mediat se ai u ekstradua në mënyrë të paligjshme drejt Italisë në momentin që pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri.

14:44
Majlinda Bregu kandidate për Sekretare e Përgjithshme e RCC

Ish deputetja e PD-së, Majlinda Bregu do të kandidojë për Sekretare të Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

14:06
Dogana online, Rama: Nuk do të ketë më mënyrë tradicionale

Vlerësimi në dogana nuk do të ketë rrugën tradicionale të letrave për një periudhë 30 apo 45 ditësh, pasi prej së mërkurës gjithçka kalon online.

13:21
Mesi në Fushë Arrëz: One Stop Shop përmes ADISA-s

Zv. kryeministrja Senida Mesi ka zhvilluar takime në bashkinë e Fushë Arrëzit, ku është fokusuar tek reforma në Shërbimet Publike dhe ecurinë e procesit të deregulimit.

13:00
Facebook bllokon monedhat virtuale

Facebook njoftoi se do të bllokojë të gjitha reklamimet që promovojnë monedhat virtuale.

12:51
Bylykbashi: Votim elektronik në qendrën e votimit, jo online

Përkundër deklaratave të homologut socialist Bledi Çuçi, bashkëkryetari demokrat i reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se PD nuk ka folur asnjëherë për votim online.

12:42
Tre operacione antidrogë në Tiranë; 9 të arrestuar

Tre operacioni antidrogë janë zhvilluar në Tiranë ku janë goditur grupe të shpërndarjes së heroinës, kokainës dhe kanabisit. Policia ka arrestuar 9 persona dhe ka sekuestruar sasitë e drogës.

12:20
Veliaj: Tirana po përjeton revolucionin e gjelbër

Kryeqyteti është shumë afër mbjelljes së 100 mijë pemëve të reja duke përmirësuar jo vetëm anën estetike të Tiranës por dhe një mjedis të shëndetshëm.

12:02
Vlerësimi në dogana tashmë tërësisht online

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj bën të ditur se vlerësimi në dogana tashmë është tërësisht online, lehtësim kjo e procedurave për sipërmarrjen.

11:59
Plagosja në Fier, nga pakujdesia. Arrestohet 27-vjeçari dhe e fejuara

Policia e Fierit ka zbardhur plagosjen me armë të 19-vjeçarit një ditë më parë, ngjarje e cila ka qenë aksidentale.

11:51
Gjiknuri: Pagesa e ujit, garanci për investimet

Pagesa e ujit është garanci për investimet është shprehur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë inspektimit të investimit në ujësjellës-kanalizim, një investim me ndikim të madh tek turizmi.

11:24
Shpërndahen 120 banesa për familje të pastreha

120 familje në nevojë, të prekura kryesisht nga rehabilitimi i lumit Tirana dhe familje të komunitetit romë do të kenë shtëpinë e tyre.

11:22
Ndotja në Prishtinë, nis ndalimi i hyrjes së automjeteve në kryeqytet

Plani i Komunës së Prishtinës për reduktimin e nivelit të ndotjes nisi nga zbatimi orët e para të kësaj të mërkure, ashtu siç ishte parashikuar. Synimi i tij është të reduktohet numri i automjeteve që qarkullojnë në kryeqytet.

11:13
“Republika Gorna Makedonija”, emri më i lakuar si varianti fitues

Kanalet zyrtare vazhdojnë të ruajnë heshtjen mbi variantin më të lakuar të emrit të Maqedonisë, por mediet në Shkup, duke cituar ato greke, pretendojnë se e kanë identifikuar variantin fitues.

10:49
Haradinaj, “Most Wanted”. “Time” e rendit në mesin e krerëve më të kërkuar

Gjykata Speciale tërheq vëmendjen deri në atë pikë mbi Ramush Haradinajn, sa e kthen në njërin prej personazheve që revista prestigjioze “Time” ka zgjedhur t’i përshkruajë si “5 të arratisurit më të kërkuar gjeopolitikë të botës në 2018-n”, duke e bashkëngjitur me emrat e Carles Puigdemontit, Fethullah Gulenit, Julian Assange dhe Mikhail Saakashvilit.

10:42
Emri i Maqedonisë, Nimetz: Koha për zgjidhje është tani

Negociatori special i OKB-së, Matthew Nimetz, që ka vizituar Athinën i ka kërkuar Greqisë dhe Maqedonisë që të përfitojnë nga momenti dhe të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre shumëvjeçare për çështjen e emrit.

10:35
Zyrtare, Sadiku kalon te Levante në La Liga

Përmes një komunikate zyrtare në faqen e internetit dhe rrjetet sociale, klubi spanjoll i Levantes ka njoftuar blerjen e shërbimeve të sulmuesit shqiptar, Armando Sadiku, kartonin e të cilit e zotëronte deri më sot ekipi polak i Legia Varshavës.

10:24
Kufiri me Malin e Zi, Limaj: Marrëveshja mund të korrigjohet

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është një ndër kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

10:22
Vrasja në Tiranë, arrestohet Mario Meshini. “Ishte në vendin e ngjarjes”

Mario Meshini u arrestua nga policia si i përfshirë në atentatin mafioz ndaj Devi Kasmit. 26 vjeçari dyshohet se është personi që nxorri në pritë viktimën.

10:12
Këshilli Bashkiak, diskutohet për autobusët elektrikë

Këshilli bashkiak i Tiranës mblidhet sot për të miratuar një sërë vendimesh, mes të cilëve ajo për autobusët elektrike, dhe nderimi i dy shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare.

10:05
Nga “Muri” tek heqja e lotarisë, propozimi i Donald Trump për emigracionin

Në fjalimin drejtuar Kombit, Presidenti amerikan Donald Trump e bëri të qartë se do të vazhdojë përpara me ashpërsimin e rregullave për emigracionin.

10:00
Braimllari: Siguria Kombëtare, komision eskursionesh

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari shkruan në profilin e tij në Facebook, se komisioni i Sigurisë Kombëtare është kthyer në një komision eskursionesh, ndërkohë që sot duhet të diskutohet për ekstradimin e Nezar Seitit, e mjaft çështje të tjera, që kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare.