A e dini se çfarë zhurme bëni nëse ecni mbi një liqen të ngrirë?

Një gjë të tillë e ka realizuar një person në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili për shkak të temperaturave disa gradë nën minus, arriti të ecë në mes të një liqeni të ngrirë.

Ai arriti të realizojë një video të mahnitshme në të cilën mund të dëgjohet vetëm kërcitja e sipërfaqes së ngrirë të ujit si dhe brohoritjet e disa qytetarëve të cilët mbetën të hpnotizuar nga kjo mundësi e pabesueshme.

Një ecje emocionuese, por që në Minesota nuk është aq e rrallë, pasi në këtë zonë të Shteteve të Bashkuara shpesh ndodh që temperaturat e dimrit bien nën zero, i jep jetë fenomeneve të rralla si një liqen plotësisht i ngrirë.

Top Channel