Zhgënjen Chelsea, United ‘bie’ në Londër, Man. City vrapon drejt titullit

31/01/2018 22:59

Manchester United humbi 2-0 ndaj Totenhemit në Premier League-n angleze duke iu larguar edhe më shumë objektivit për titullin.

“Djajtë e Kuq” vuajtën një nisje shokuese në stadiumin “Wembley” pasi pësuan gol pas vetëm 11 sekondash lojë, kur Eriksen përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes për të shënuar.

Totenhemi arriti të ndëshkojë sërish ekipin mik brenda pjesës së parë. Në një aksion sulmues të Spërsave, mbrojtësi Fil Xhons shkaktoi autogol duke kompletuar mbrëmjen për tu harruar të formacionit të Mourinho.

Ndërkohë në krye të renditjes, Manchester City vazhdon të krijojë një hendek të pakalueshëm. Skuadra e trajnerit Guardiola fitoi 2-0 ndaj Uest bromuic Albion, me golat e Fernandinjo dhe Kevin De Bruin. me këtë sukses Siti e con në 15 pikë, diferencën me Junaitid.

Humbje befasuese ka pësuar edhe Chelsea i Antonio Contes. Blutë e Londrës i janë nënshtruar Bournemouthit në shtëpi, duke e nxjerrë 3 herë topin nga rrjeta, në 45-minutëshin e dytë.

Top Channel