Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, nderojnë heronjtë e UÇK-së. Kjo ka ndodhur në fillimin e seancës së Kuvendit, kur u mbajt një minutë heshtje në nder të dëshmorëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Bashkë me deputetët kosovarë, në këmbë ngrihen edhe deputetët e Listës Serbe.

Në 21-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Kosovës, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, etj, zhvilluan homazhe e vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar tyre.

Ndërsa pasdite, u mbajt në Prishtinë edhe një akademi përkujtimore në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Top Channel