Zgjedhjet në Kosovë/ Gjenden 18 fletëvotime të paternizuara në komunën e Ranillug, dyshime për manipulim në vendvotime
19/06/2026 12:44
18 fletëvotime të paternizuara janë identifikuar në dy vendvotimet e rinumëruara në komunën e Ranillugut.
Disa prej tyre kanë shenjën e përqindjes (%) si mënyrë votimi. Në disa të tjera shenja e barazimit (=) etj.
Vëzhguesit e partive politike kanë thënë që edhe në komunat e tjera me shumicë serbe janë identifikuar fletëvotime të tilla të shenjëzuara, ndërkohë që ngrenë dyshime edhe për ngjashmëri në nënshkrimet nëpër listat votuese.
Po ashtu, bëjnë të ditur se janë njoftuar policia e prokuroria lidhur me këtë çështje.
Top Channel