Foto Arkiv

Rreth orës 06:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një të riu.

Policia bën me dije se mjeti me targë AA 615 NP është përplasur me një pemë dhe nga kjo përplasje ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi S. B., 22 vjeç, banues në Koplik.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel