Kosova rrezikon 166 mln euro, fondet e BE për planin e rritjes “digjen” nëse deri në fund të vitit s’formohen institucionet Kanalet zyrtare vazhdojnë të ruajnë heshtjen mbi variantin më të lakuar të emrit të Maqedonisë, por mediet në Shkup, duke cituar ato greke, pretendojnë se e kanë identifikuar variantin fitues.
Ai është “Republika Gorna Makedonija”, që do të thotë “Republika Maqedonia e Epërme”.
Çështja e emrit, e kthyer në një ngërç shumëvjeçar mes dy vendeve dhe në justifikimin e Athinës për të bllokuar përpjekjet euroatlantike të fqinjit verior, duket se më në fund po i afrohet zgjidhjes.
Pas ndalesës në kryeqytetin grek, ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Mattheë Nimetz mbërrin sot në Shkup për bisedime me krerët shtetërore.
Zyrtari i OKB-së duket optimist pas takimit në Athinë, gjatë të cilit duket e kanë bindur se qeveria greke është e sinqertë dhe aktive në zgjidhjen e problemit. Por, mbi të gjitha, Nimetz në këtë pikë beson me forcë se nga të dyja palët ekziston vullneti për arritjen e një marrëveshjeje.
Kërkesa kryesore e grekëve është që emri të jetë i përbërë dhe në gjuhën sllave. Nga sa shpjegoi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, drafti po hartohet. Ai do t’i paraqitet fillimisht ekzekutivit grek e pastaj atij maqedonas, e nëse merr “dritën jeshile” të Shkupit do të kthehet për miratim në Parlamentin grek.
Top Channel