Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari shkruan në profilin e tij në Facebook, se komisioni i Sigurisë Kombëtare është kthyer në një komision eskursionesh, ndërkohë që sot duhet të diskutohet për ekstradimin e Nezar Seitit, e mjaft çështje të tjera, që kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare.

“U bë e disata herë që njoftohemi si anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për vizita njohëse nëpër godina të ndryshme të vendit. Në komisionin e sigurisë kombëtare nuk diskutohen çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me thelbin e tij, çështje të sigurisë kombëtare. Sot në komision duhet të diskutohet për ekstradimin e Nezar Seiti, për çështjen e radarëve që fiken dhe ndizen sa herë që do bosi i drogës, për krimin e organizuar, per vrasjet që ndodhin në mes të ditës në sy të qytetarëve, për trafikun e drogës, për anijet e peshkimit që i mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox, duke cënuar rëndë sigurinë kombëtare”, shkruan Braimllari.

Top Channel