Hidhet shorti për KLGj e KLP, ja lista nr.2 që do të shkojë në Parlament

29/01/2018 16:23

Andi Murataj është i vetmi kandidat nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pas përjashtimit nga ky proces i Altin Hazizajt për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Ndërkohë, Fatos Lazimi dhe Fatmira Luli janë kandidatët nga Avokatia për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Maksim Qoku dhe Mirela Bogdani janë kandidatët po për këtë këshill nga pedagogët, ndërsa nga shoqëria civile është vetëm Naureda Llagani.

Për KLP-në, kandidatët nga Avokatia janë Gëzim Allaraj dhe Floreta Gjini, nga pedagogët është Eneida Sema dhe Gent Ibrahimi, ndësa nga shoqëria civile Andi Murataj.

Lista me kandidatët për KLGJ dhe ajo me kandidatët për KLP duhet të miratohet në seancë me 2/3 e votave brenda 10 ditësh, pra duhet të marrin 93 vota pro.

Kjo është lista e dytë. Në të parën, opozita e cilësoi procesin si të kompromentuar, duke deklaruar se pesë kandidatë delegjitimonin procesin.

Top Channel