Foto arkiv

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 23-vjeçar që përdorte kartëmonedha të falsifikuara. Enea Shera është vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar “Supermarketi”.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Shera ishte në hetim prej gjashtë muajsh. Në disa pika supermarketi në Elbasan ai për blerje të ndryshme ka përdorur disa kartëmonedha të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Top Channel