Rreth 20 tonë mbetje të rrezikshme të uzinës së dikurshme të prodhimit të baterive në Gramsh, prej më shumë se 5 vitesh, janë depozituar në një magazinë e cila jo vetëm nuk plotëson asnjë prej standardeve të ruajtjes së lëndëve të rrezikshme, por për më tepër është në mes të një zone të banuar në periferi në qytetit.

Banorët nuk e dinë se cfarë rreziku u kanoset por specialistët japin alarmin për rrezikshmërine e tyre.

“Kur ato vjetërohen, shkatërrohen, mund të bëhen një ndotës if uqishëm i mjedisit. Në organet e trupit të njeriut nuk lë ind pa dëmtuar, sepse ato përmbajnë metale të rënda, si polumbi, kadiumi dhe në një pakicë dhe zhiva. Fëmijëve u ul koefiçinetin e inteligjencës”, thotë ambientalisti Ahmet Mehmeti.

Uzina e Baterive në Gramsh ishte strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes,por jo vetëm godina, por edhe mbetjet e rrezikshme që depozitoheshin aty kaluan në strukturës e Bashkisë në vitin 2005. Kjo bashki ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për zhvendosjen e mbetjeve, por kjo e fundit në përgjigjen e saj kërkon që bashkia të përballojë jo vetëm koston, por edhe të përcaktojë një vend të përshtatshëm për depozitim

“Aktualisht nuk e kemi një vend të tillë, dhe nuk e dimë çfarë lloj standardesh duhet të plotësojë ky vend”, shprehet Vilson Tërvoli, bashkia Gramsh.

Magazina në të cilën janë depozituar këto mbetje nuk garanton asnjë prejt kritereve, ajo është e përfshirë nga lagështira, me dritare të thyera duke mos garantuar të paktën izolimin nga faktorët atmosferikë dhe fare pranë banorëve të zonës tërësisht të painformuar për rrezikun e madh, pranë të cilit jetojnë çdo ditë.

Top Channel