Juve fiton me forcë në Verona, Kievo me 9 lojtarë mposhtet në pjesën e dytë

27/01/2018 22:51

Juventusi fitoi me “dhunë” në një ndeshje të vuajtur në Verona ndaj Kievos, që e mbylli takimin me dy lojatrë në fushën e lojës.

Fatet e takimit u përcaktuan që në pjesën e parë kur brenda dy minutave Bastien u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, duke lënë vendasit me një lojtar më pak në fushën e lojës.

Gjithsesi, Kievo arriti që të ruajë të paprekur rrjetën në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë, falë edhe avantazhit numerik Juventis mbyll Kievon në zonën e vet, por pa patur ndonjë rast të pastër për të shënuar.

Duhej minuta e 62-të kur një gjest i Cacciatore-s ndaj gjykimit të gjyqtarit kryesor u ndëshkua me karton të kuq. Këtu gjërat u bënë më të lehta për Juventusin që 5 minuta më vonë gjeti golin e avantazhit me anë të Khediras, ndërsa dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Higuain vulosi fitoren e bardhezinjëve.

Me këtë fitore, jo pa polemika, Juventusi ngjitet në krye të tabelës me 56 pikë dhe pret e qetë takimin e Napolit të dielën ndaj Bolonjës.

Top Channel