Pritja e Ambasadës Amerikane për Eric Wendt, kush ishin të ftuarit dhe kush mungoi në eventin e zhvilluar në Tiranë (Fotot)
02/10 21:33
Mes një seri simbolesh që po përdoren nga opozita në protestën e mesditës, shfaqen dhe të rinj që mbajnë disa banderola të mëdha me hartën e Shqipërisë, dhe me fshesa në duar.
Sipas organizatorëve fshesa është simbolizim se Shqipëria e ka jetike të pastrohet nga krimi. Siç tregohet edhe në banderolat që ata mbajnë, krimi, bashkë me Edi Ramën po e mbajnë larg vendin nga Bashkimi Europian.
Një nga kushtet kryesore për hapjen e negociatave është lufta kundër krimit të organizuar, por “atë nuk mund ta bëjë një kryeministër që ka ardhur në pushtet nëpërmjet krimit dhe e mban pushtetin me kriminelet”.
Top Channel