IKMT nis aksionin në Fier, shemben 24 objekte pranë Gjanicës

29/01/2018 13:52

Në qytetin e Fierit nisi këtë të hënë shembja e rreth 24 objekteve pa leje pranë lumit Gjanicë.

Mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga Tirana nisën aksionin që do të zgjasë dy javë dhe përfshin zonën ndërmjet dy urave në Fier.

Për shembjen e 4 objekteve me lartësi mbi 3 kate, IKMT kërkon ndihmën e specialisteve xhenierë te Ministrise se Mbrojtjes, pasi shembja nuk mund të kryhet përveçse me lëndë plasëse.

Operacioni nuk ka hasur në kundërshtime. Pronarët e 17 prej 24 objekteve kanë përfituar dëmshpërblim.

Shembja e këtyre objekteve në Fier i hap rrugë zbatimit të projektit të qendrës se Fierit, si dhe sistemimit të lumit Gjanicë.

Top Channel