“Nuk dal në protestë”, Braçe për tubimin para Kryeministrisë: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme. I rri përballë qeverisë time dhe… 23/06 17:25
Nën kryesimin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul zhvillohet këtë të hënë në Bruksel, Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane.
Në këtë Asamble marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike, ku siç njofton selia blu, do të ketë takime me përfaqësues të lartë të politikës europiane, me të cilët pritet të diskutohen zhvillimet politike në Shqipëri dhe sfidat e saj në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Top Channel