Naser Aliji ka gjetur më në fund një ekip për të vijuar karrierën e tij sportive. Pasditen e stome, ai ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Serisë B, Virtus Entella, ndërsa detajet e kontratës nuk dihen ende.

Lajmi është njoftuar nga mediet italiane, por edhe vetë futbollisti në Instagramin e tij, ku ka postuar foton e prezantimit me bluzën e ekipit të ri.

Aliji ishte pa ekip që nga vera e vitit 2017, kur u la i lirë nga klubi i Bundesligës 2, Kaiserslautern, ndërsa gjatë këtyre muajve ishte stërvitur te Baseli në Zvicër.

Së fundi, mbrojtësi u ftua nga Panucci edhe për grumbullimin dhe miqësoren në Turqi, ku luajti edhe disa minuta, ndërsa thirrja e tij shkaktoi edhe polemika, për faktin se ishte pa ekip.

Top Channel