15 kallëpe tritol dhe 15 m fitil zjarrpërcjellës janë sekuestruar paraditen e sotme nga policia e Shkodrës.

Mësohet se sasia e tritolit u zbulua në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative. Gjithashtu u arrestua në flagrancë edhe poseduesi Niko K., 36 vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.

Top Channel