Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i fenelinave, policia procedon 2 shtetas

27/01/2018 09:11

Një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, për përdorim të paautorizuar të fenelinave të policisë, në mjetin e tij privat.

Arrestimi u krye nga shërbimet e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rreth orës 23.00, gjatë një kontrolli të befasishëm në rrugën “Tom Plezha”, Tiranë, në automjetin me targa angleze HN55DPX, që drejtohej nga shtetasi F.H., 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Ky i fundit u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” të parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal, ndërsa në cilësinë e provës materiale u bllokua edhe mjeti me të cilin ai lëvizte, bashkë me fenelinat dhe një palë dylbi.

Gjithashtu policia arrestoi edhe shtetasin Aleksandro Karaj, 32 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i cili ishte pasagjer në automjet dhe gjatë kontrollit fizik i’u gjet në trup një pistoletë e markës “Beretta” kalibri 7.65 mm

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, vepër penale që parashikohen nga neni dhe 278 i Kodit Penal dhe veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” të parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal

Top Channel