Operacioni “Buon Giorno”, arrestohet pas dy vjetësh i kërkuari

26/01/2018 10:07
Operacioni "Buon Giorno" ne 2015

Policia e Lezhës ka mundur të vërë në pranga dy vjet pas operacionit “Buon Giorno” një prej autorëve të shpallur në kërkim.

Algert Mikeli, 35 vjeç nga Mirdita është dënuar nga gjykata e Apelit e Shkodrës, për prodhim dhe shitje narkotikësh me 7 vite burgim.

Në nëntor të 2015, në sajë të operacionit “Buon Giorno” u sekuestruan 15 kg kanabis sativa dhe u arrestuan dy persona. Dy të tjerë, një prej të cilëve dhe 35-vjeçari u shpallën në kërkim.

 

Top Channel