Në ndeshjen e prapambetur të javës së 12 të Serisë A, Lazio ka mundur Udinesen me rezultatin 3-0 dhe qëndron e vetme tashmë në vendin e tretë të renditjes.

Një autogol i Samir në minutën e 22 dhe golat e Nani (47’) e Felipe Anderson (87’) i dhanë tre pikë shumë të vlefshme Lazios për zonën Champions.

Strakosha bëri një paraqitje të shkëlqyer. Edhe pse vetëm dy pritje, ato ishin të mrekullueshme, madje njëra prej tyre ishte thelbësore për lacialët, pasi u realizua kur ndeshja ishte 1-0.

Top Channel