Studentët e vitit të tretë, por edhe të viteve të tjera të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, zhvilluan sot një marshim në nderim të 21-vjeçares Ariela Murati, që u vra të dielën me armë zjarri nga Aldison Belulaj.

Me ndjenjë të thellë keqardhje dhe lule në duar djem dhe vajza bashkëmoshatarë të Arielës u nisën në këmbë nga Fakulteti i Drejtësisë drejt Fakultetit të Mjekësisë, vendi ku studenti i Mjekësisë Aldison Belulaj i mori jetën Arielës, dhe më pas qëlloi edhe veten.

Autori i krimit ka mundur të mbijetojë dhe është në spital në gjendje kome. Me fotot e të ndjerës Ariela Murati, kurora dhe lule në duar të rinjtë marshuan me një mesazh të qartë: për t’i thënë stop krimeve makabër, sidomos ndaj grave dhe vajzave.

Top Channel