Gjirokastër, vetëplagoset me armën e shërbimit efektivi i policisë

23/01/2018 22:21

Një efektiv policie është vetëplagosur me armën e tij të shërbimit, rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kësaj të marte në banesën e tij.

Në njoftimin e saj paraprak, policia thekson se 58-vjeçari S.A. është shoqëruar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, pas ngjarjes. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Në vendngjarje shkoi edhe një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel