Nxënësit helmohen me karamele, AKU: Janë brenda parametrave për konsumim

24/01/2018 21:04

Fiks Fare i rikthehet sonte temës së sigurisë ushqimore, ku denoncon sesi produktet ushqimore që shiten jashtë oborreve të shkollave, janë jashtë standardeve.

Emisioni investigativ ka ndjekur rastin e helmimit të disa fëmijëve në shkollën “Eftali Koçi” në Durrës dhe ka konstatuar se tregtarë ambulantë të paligjshëm u shesin nxënësve produkte ushqimore të pakontrolluara dhe që janë lehtësisht të falsifikueshme. Pas konfirmimit të Spitalit të Durrësit, se fëmijët janë helmuar nga ushqimet e konsumuara, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pretendoi se produktet e kontrolluara ishin brenda standardeve.

Por, Fiks Fare ka zbuluar të kundërtën. Produktet ushqimore që shiten pranë shkollës, janë pa etiketë, pa kundër-etiketë në shqip si dhe me data të skadencës të manipulueshme.

Kështu ishte edhe rasti i 5 fëmijëve nga qyteti I Durrësit të cilët pas konsumimit të disa karameleve dhe produkteve të tjera ushqimore janë ndjerë keq.

“Unë konsumova këto karamele dhe më pas u ndjeva keq. Nuk kisha ngrënë asgjë veç këtyre. Fiilova të vjell dhe kisha dhimbje koke ” shprehet një fëmijë i klasës së 5-të i cili u shtrua në spital për helmim. Një tjetër bashkëmoshatar i tij sqaron se para se të konsumonte karamelet kishe ngrënë një sanduiç dhe një byrek të cilat i kishte blerë tek muri i shkollës. Prindërit të shqetësuar janë shprehur për Fiks Fare se janë lajmëruar nga mësuesi.

Ata thanë se menjëherë i kanë çuar fëmijët në Spitalin e Durrësit ku kanë marrë mjekim për helmim. Drejtori i shkollës Eduard Prenga i pyetur për këtë problem tha se fëmijët blejnë vazhdimisht jashtë . Ai sqaroi se disa persona vijnë me tepsi dhe kuti kartoni e u shesin fëmijëve byrekë, sanduiçë e një sërë produktesh të amballazhuara.” Këtë radhë ndodhi që 5 fëmijë të klasës së pestë janë ndjerë keq i çuam në spital ,u dyshua për helmim. Gjithësesi ata morrën mjekim” u shpreh ai.

Fiks Fare ju drejtua Drejtorisë së Shëndetit Publik ,Durrës . Një nga specialistet e këtij institucioni tha se dyshimet janë për helmim, megjithatë ende nuk është marrë konfirmimi nga autoritetet e tjera. “Ne e kemi verifikuar situatën. Ishim në spital, dyshohet të kenë konsumuar ushqime , mund të jetë helmim, por ende nuk e dimë konkretisht se kush e ka shkaktuar. Jemi në pritje të përgjigjes” u shpreh Lejdina Tepshi mjeke epidemologe.

E teksa Drejtoria e Shëndetit Publik , Durrës priste një përgjigje, Fiks Fare mori një konfirmim zyrtar nga Spitali i Durrësit,i cili nëpërmjet një shkrese tha se bëhej fjalë për intoksikacion ushqimor , që do të thotë se në produktin e konsumuar ka patur toksina, helme.

Fëmijët, po sipas përgjigjes zyrtare, janë trajtuar dhe analizat kanë rezultuar pa dëmtime. Ju drejtuam edhe Policisë Bashkiake Durrës për të ditur nëse kjo e fundit kryen inspektime lidhur me shitësit ambulantë që tregtojnë të paliçensuar . Kreu i këtij institucioni, Vasip Çobo tha se nuk ka patur të tilla inspektime pasi ka munguar denoncimi nga institucionet por edhe qytetarët.

Pra edhe pse shitja në ambeientet jashtë shkollës bëhet në dritë të djellit ,policia pret denoncimin. Megjithatë pas kësaj situate z.Çobo premtoi se do të niste një inspektim të menjëhershëm. Si përfundim Fiks Fare ju drejtua Autoritetit Ushqimor Rajonal Durrës. Këta të fundit nuk dhanë një përgjigje zyrtare. Pas insistimit të vazhdueshëm përgjigja erdhi me email nga zyra e shtypit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Në shkresë thuhet se fëmijët kanë konsumuar karamele të cilat sipas AKU-së janë brenda parametrave për konsum ,pasi kanë kundra-etiketën në shqip si dhe janë brenda afatit të përdorimit. Por Fiks Fare evidentoi të kundërtën , veç rasteve konkrete këto produket rezultuan të pasigurta, pasi mbi to mungon kundra-etiketa në shqip si dhe data e skadencës është e manipulueshme , pasi mund të fshihet lehtësisht.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel