Fondet e BE për bujqësinë; IPARD financojnë deri në 60 për qind të investimit

23/01/2018 19:44

Fermerët, apo agro-përpunuesit të cilët duan të bëjnë një investim në bujqësi, apo zhvillimin rural, që nga muaji prill do të mund të përfitojne grante në bazë të programit IPARD.

BE miratoi të hënën fondin prej 71 milionë eurosh nga i cili do të përfitojnë fermerët vendas. Grantet për fermerin do të arrijnë deri në një masë të caktuar të investimit.

“Ka një limit në përqindjen e vlerës së investimit që nuk është i vogël, është minimumi 60 përr qind, në zonat malore shkon në 70 për qind, ndërkohë 65 për qind marrin fermerët e rinj nën moshën 40 vjeç”, thotë ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Pra nëse investimi i një fermeri kap vlerën 100 mijë euro, 60 mijë euro mund të financohen nga IPARD. Nga fondi, mund të përftojnë plane biznesi investimi më vlerë nga 10 mijë deri në 500 mijë euro.

Deri në muajin prill, çdo fermer, apo agro-përpunues që kërkon financim, duhet të këshillohet me një profesionist për të hartuar planin e tij të biznesit.

Aplikimet do të nisin pas rreth dy muajsh dhe fituesit do të shpallen po në pranverë nga Agjencia e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në ministri.

Top Channel