Juventus ka nevojë për një mbrojtës, e duket se ka gjetur edhe objektivin e saj të ri.

Bëhet fjalë për Marc Bartra, i rritur tek Barcelona, por që sot është pjesë e gjermanëve të Borussia Dortmund, e ai mund të luaj si qendërmbrojtës, ashtu edhe në krahë dhe ka një teknik dhe fizik shumë të mirë.

Juventus, siç raporton “Tuttosport”, po e ndjek nga afër dhe mund ta bëjë të sajin në rast se, në qershor, nuk do të vinte Howedes apo nëse do të vinin oferta për Rugani nga Premier League.

Top Channel