
Përkujtohet patrioti Avdi Rexha! Bust dhe libër për pajtuesin e gjaqeve në Tropojë
14/03 20:15
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një makinë në qytetin e Vlorës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.10 të natës në lagjen “10 Korriku” të qytetit.
Sasia e eksplozivit është vendosur në mjetin tip “Audi”, në pronësi të S.B., 64 vjeç. Makina ka qënë e parkuar pranë banesës dhe ka dëmtime në pjesën e përparme.
Mësohet se makina përdorej nga i biri i 64-vjeçarit, i cili ndodhet jashtë shtetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Top Channel