City i Guardiolës, në finalen e Kupës së Ligës. Eliminohet surpriza Bristol

23/01/2018 22:49

Manchester City pret biletën për në finalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi mposhti në një përballje spektakolare sidomos në minutat e fundit, edhe në takimin e dytë rivalët e Bristol Cityt, që militojnë një kategori më poshtë (Championship).

Ëndrra e Bristolit për të shkuar deri në finale nuk u realizua, por gjithsesi do ta kujtojnë ndoshta gjatë këtë sukses të sivjetshëm, pasi kanë eliminuar Manchester United një tur më parë.

Ndërkohë, City i Guardiolës duket se e ka vendosur veten si pretendenti kryesor për Kupën e Ligës, e specialistët e futbollit në Angli ngrejnë pyetjen nëse mund t’ia dalë të fitojnë jo “tripletën”, por 4 trofe këtë vit, pasi aktualisht janë në garë në 4 fronte të ndryshme.

Për Manchester Cityn, që e kishte fituar takimin e parë 2-1, në sfidën e sotme shënuan Sane, Aguero dhe De Bruyne. Të furishme ishin minutat shtesë të takimit, kur ishte Bristoli që fillimisht barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 93-të, ndërsa City gjeti golin e fitores në minutën e 95-të.

Top Channel