E plotë/ Rama prezanton paketën anti-dhunë, kryeministri: Kush thyen paguan, selia e PD u kthye në strehim për dhunuesit 25/10 11:40
Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku po merr pjesë, Kryeministri Rama u takua me homologun e tij belg, Charles Michel.
Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Rama nënvizoi vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un.
Kryeministri Michel përgëzoi kreun e qeverisë shqiptare për arritjet dhe rezultatin në zgjedhje dhe ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën europiane të Shqipërisë, bëri ditur Kryeministria në Tiranë.
Top Channel