Në ndeshjen e prapambetur të javës së 12 të Serisë A, Roma nuk ka shkuar dot më shumë sesa barazimi 1-1 në transfertë me Sampdorian.

Verdhekuqtë arritën të merrnin pikën vetëm në sekondat e fundit të lojës së rregullt, kur Dzeko barazoi me kokë golin me 11-metërsh të Fabio Quagliarella në fund të pjesës së parë.

Roma konfirmon momentin aspak të mirë që po kalon, pasi në 6 ndeshjet e fundit nuk ka arritur të marrë asnjë fitore (3 barazime dhe 3 humbje). Kjo ka bërë që ta shohë veten në vendin e pestë, dy pikë larg Interit të vendit të katërt.

Top Channel