Tenton t’i shpëtojë policisë, përplas makinën e vjedhur – VIDEO

23/01/2018 10:00

Ky është momenti që një adoleshent përpiqet të shmangë policinë duke shkatërruar një makinë të vjedhur duke e përplasur me makina të tjera në një orvatje për t’i shpëtuar arrestimit.

Në pamje dallohen oficerët e policisë në këmbë që vrapojnë drejt makinës së vjedhur që po drejtohej nga një 19-vjeçar, teksa ky i fundit po përplaste disa mjete të tjera duke u përpjekur të arratisej.

Një total prej 10 automjetesh, duke përfshirë një makinë policore, u dëmtuan gjatë incidentit, që ndodhi në Crawley, Britani, ndërsa 19-vjeçari Connor O’Reilly u arrestua e pritet që të dënohet.

Top Channel