Mbrëmjen e së hënës në Milano ka mbërritur Dougie Freedman, i dërguari i Crystal Palace për të përmbyllur marrëveshjen për blerjen e sulmuesit të Inter, italo-brazilianit Eder.

Drejtuesit e Interit duket se kanë hequr dorë nga sulmuesi, i cili ka një kontratë me zikaltërit deri në 2021-ishin dhe se përfiton 2 milionë euro neto në sezon.
E sipas sportmediaset, zikaltrit do të ishin të gatshëm të firmosnin çdo marrëveshje nëse nga shitja e lojtarit do të përfitonin mbi 10 milionë euro.

Por largimi ose jo i Eder nga Inter, ka lënë të bllokuar merkaton e italianëve që sytë i kanë po në Angli, tek sulmuesi i Liverpool, Daniel Andre Sturridge.

Për të ardhmen e Eder, pritet që gjithçka të vendoset 24 orët e ardhshme, çka do i hapte rrugë bisedimeve me anglezin, pavarësisht dëshirës së Spallettit që ka kërkuar një qendërmesfushor të fortë.

Top Channel