Një masiv shkëmbor ka rënë në shtratin e rrugës Elbasan-Librazhd, fatmirësisht në një moment kur aty nuk po kalonin mjete.

Moti i keq i ditës së sotme ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin gjatë akseve nacionale.

Në aksin Elbasan-Librazhd gjatë pasdites ka pasur rënie gurësh në vendin e quajtur “Kthesat e Murashit”, ndërsa policia ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm në këtë zonë, e cila paraqet rrezikshmëri të madhe.

Pavarësisht se është punuar për pastrimin e rrugës, situata e papritur e rënies se gurëve nga shpati i malit e bën të rrezikshme këtë pjesë të aksit nacional Elbasan-Qafë Thanë.

Top Channel