Si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, në akset rrugore, në segmente të ndryshme ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, si dhe në disa akse ka prezencë të dëborës.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë dalë në akset problematike, ku orinentojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë. Shiu, dëbora dhe errësira vështirësojnë lëvizjen dhe shtojnë rrezikun për aksidente rrugore.

Drejtoria e Policisë Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat, si dhe mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.

Për “Rrugën e Kombit”, por edhe në akse të thella malore ku ka prezencë të dëborës këshillohet qarkullimi me zinxhirë pavarësisht trashësisë së dëborës.

Policia bën thirrje se në rast nevoje telefononi menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129 dhe do të ndihmoheni nga Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme, pasi në situata të rënduara nga moti dimensioni i Patrullave të Policisë Rrugore është ndihma automobilistike për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët në nevojë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel