Në veri të vendit kanë nisur reshjet e borës, ndonëse nuk janë shfaqur probleme në rrugët nacionale apo ato rurale.

Reshjet e borës janë intensive dhe pritet që të shkaktojnë probleme sidomos në zonat e thella të Kukësit, ndërsa janë marrë masa për të mbajtur nën kontroll akset nacionale.

Këto janë pamjet e pasdites së të shtunës në Kukës, ndërsa sinoptikanët bëjnë të ditur se ditën e diel temperaturat do të pësojnë ulje me 3 gradë celsius.

Madje, në zonat malore temperaturat do të zbresin në -7 gradë celsius, por shumë pranë vlerës zero në ultësirën perëndimore.

Në ditët në vijim, moti do të vazhdojë të shoqërohet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore do të ketë edhe reshje bore.

Temperatura të tilla të ulëta do shtojnë rrezikun që vjen nga akulli në rrugë, prandaj kërkohet kujdes.

Top Channel