Braktisi grumbullimin e Kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo rrezikon deri në 6 muaj pezullim 01/10 14:33
Reali i Madridit është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur Leganesin në Kupën e Spanjës. Pa Ronaldon, Balen dhe Benzemanë, madrilenët vuajtën shumë për të marrë fitoren, e cila erdhi vetëm në minutën e 90′, falë golit të Marcos Asensios.
Zidane hodhi në fushë një formacion me shumë të rinj në përbërje, ndërsa në pjesën e dytë i shtoi edhe futbollistë si Isco dhe Modriç.
Kjo fitore ishte një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit, që gjithsesi do të vendoset pasi të zhvillohet edhe sfida e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’.
Top Channel