Mëngjesin e të enjtes policia kufitare dhe Delta Force gjatë patrullimit të territorit kanë hasur në Radhimë në breg të detit një gomone 9 metra të gjatë, me dy motore.

Policia e Vlorës bën të ditur se nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.

Top Channel